Flash

Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 3 February 2025
Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar. Arrestimi i shqiptarit ka ardhur pasi akuzohet për shitje kokaine. Aksioni u krye në zonën ku ndodhet edhe parkingu i mjeteve, në varrezat e Cabriolos.

Efektivët konstatuan dy makina me motorin e ndezur ku pranë tyre qëndronin dy persona. Më pas një person i tretë afrohet dhe u jep diçka në shkëmbim. Gjatë kontrollit, 30-vjeçarit shqiptar iu gjet sasia e drogës dhe 350 euro para të gatshme.

Situata u bë edhe më e dyshimtë kur burri shfaqi ankth të mëtejshëm për mundësinë e shtrirjes së kontrollit në makinën e tij, duke u pozicionuar në mënyrë që të mbulonte një pjesë të caktuar të automjetit. Shqiptari u arrestua, ndërsa në Itali kishte shkuar vetëm javët e fundit. Ndaj tij u vendos masa e ndalimit nga Gjykata e Parmës dhe më tej do bëhet dëbimi i tij. Kurse dy të tjerët u morën nën hetim.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI