Flash

476 banesa të prekura nga përmbytjet në Durrës

Lapsi.al 3 February 2025
476 banesa të prekura nga përmbytjet në Durrës

Përfundon evidentimi i objekteve të prekura nga përmbytjet e fundit në Durrës. Sipas kryebashkiakes Emiriana Sako, janë identifikuar 476 banesa të dëmtuara, pronarët e të cilave do të dëmshpërblehen, pasi të bëhet edhe procesi i vlerësimit të dëmtimeve në to.

"Ka përfunduar brenda një kohe shumë të shkurtër procesi i evidentimit të dëmeve në 476 banesa gjithsej. Pasi të kryhet edhe procesi i vlerësimit, të gjitha familjet e dëmtuara do të marrin dëmshpërblimet përkatëse. Jemi në çdo moment në shërbim të qytetarëve të Durrësit", bën me dije Emiriana Sako.

Objektet e prekura janë kryesisht në zonën e ish-Kënetës, Plazhit, Shkozetit, Sukthit dhe Katundit të Ri, si zonat më të goditura nga reshjet e fund janarit të këtij viti.

Të këshilluara

GJKKO dënon me burg dy trafikantë droge

GJKKO dha sot dënimet për një grup të struktural kriminal duke i shpallur fajtor për trafikim të lëndëve narkotike. Me vendim të Gjykatës së Posaçme u dënua ...

15:21

Rik Grenell sulmon sërish Albin Kurtin

I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka përsëritur këtë të hënë kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Përmes një pos...

15:50

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI