Flash

Të shtënat në Malësinë e Madhe/ Dy persona me motor qëlluan me armë

Lapsi.al 2 February 2025
Të shtënat në Malësinë e Madhe/ Dy persona me motor

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Gruemirë në Malësinë e Madhe. Tre anëtarë të familjes Kurtaj nga fshati Linaj ishin pjesë e një skene terrorizuese me breshëri të shtënash.

Besim dhe Edison Kurtaj të cilët po lëviznin në të njëjtin automjet janë qëlluar me armë nga dy persona të paidentifikuar që po lëviznin me motor.

Në dëshminë e tyre në komisariat të sipërpërmendurit kanë treguar se ngjarja e ka zanafillën në orët e para të mëngjesit të 1 shkurtit. Sipas tyre dy persona të maskuar me motor kanë qëlluar me armë zjarri kamerat e sigurisë në banesën e familjes Kurtaj, të cilët i kishin vendosur sepse përballë shtëpisë kanë disa kafshë që i mbajnë. Pas këtyre të shtënave ata janë larguar për tu rikthyer sërish pas disa orësh. Në momentin e kthimit tre anëtarët e familjes Kurtaj, kanë provuar t'i ndalin për t’i pyetur se përse qëlluan kamerat e sigurisë, por dyshja që ishin duke lëvizur me motor kanë vazhduar rrugën.

Tre personat e familjes Kurtaj i janë vënë mbrapa me një automjet dhe dy shtetasit që po ecnin me motor kanë nisur të qëllojnë me automatik kallashnikov kësaj here. Për rreth 10 minuta dy autorët kanë qëlluar në tokë dhjetëra plumba me qëllimin për të ndalur ndjekjen ndaj tyre, dhe jo në drejtim të automjetit

Personi që ndodhej në pjesën mbrapa në motor gjatë largimit është rrëzuar në tokë dhe është futur në një arë duke vijuar të qëllojë edhe nga aty. Ndërkohë personi tjetër ka vijuar rrugën duke qëlluar edhe ai derisa ka arritur të largohet në drejtim të paditur. Në deklaratën e tyre në policinë e Malësi e Madhe, Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj janë shprehur se nuk e dinë se kush mund të jenë këta persona. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin e kapjen e autorëve që qëlluan me armë zjarri.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI