Flash

Studentët serbë kalojnë natën afër urës së bllokuar në Novi Sad

Lapsi.al 2 February 2025
Studentët serbë kalojnë natën afër urës së

Qindra studentë në Serbi, të përkrahur edhe nga qytetarë tjerë, e kanë kaluar natën në afërsi të Urës së Lirisë në Novi Sad, në kuadër të bllokadës 24-orëshe. Bllokada ka nisur më 1 shkurt, në tremujorin e incidentit në këtë qytet, ku kanë vdekur 15 persona, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të qytetit.

Studentët besojnë se incidenti është pasojë e korrupsionit qeveritar në një projekt të madh infrastrukturor me një kompani shtetërore të Kinës. Në nisje të protestës më 1 shkurt, protestuesit kanë bllokuar për tri orë edhe dy urat tjera të Novi Sadit, Varadin dhe Zhezhel.

Në mbrëmjen e së shtunës, figura të njohura publike dhe kulturore kanë folur para protestuesve. Protestuesit kanë qëndruar në afërsi të urës, nga frika se ajo mund të mbingarkohej. Bllokada 24-orëshe në Urën e Lirisë pritet të përfundojë në orën 15:00 të së dielës, mirëpo mund të zgjatet, nëse ashtu merren vesh protestuesit.

Studentëve në Novi Sad u janë bashkuar edhe kolegët e tyre prej Beogradit, të cilët kanë ecur për dy ditë prej kryeqytetit. Në protestë ka pasur edhe qytetarë prej rajoneve tjera të Serbisë.

Prej incidentit të 1 nëntorit në Serbi, mijëra njerëz kanë protestuar rregullisht nëpër rrugë. Protestat e vazhdueshme kanë rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviç, më herët gjatë javës, dhe një mori koncesionesh të bëra nga Qeveria populiste, e cila bën përpjekje të qetësojë rezistencën.

Megjithatë, studentët kanë insistuar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizim të kërkesave të tyre. Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.

Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet. Autoritetet, në anën tjetër, pretendojnë se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat./REL

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI