Flash

Shehaj në Itali: Objektivi ynë, qeveri dhe kryeministër të pakorruptuar

Lapsi.al 2 February 2025
Shehaj në Itali: Objektivi ynë, qeveri dhe kryeministër të

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, në fjalën e tij në miting në Itali se ka zgjidhje për problemet e Shqipërisë ka, por me një kusht.

"Kushti eshte: te kemi nje qeveri dhe nje kryeminister te pakorruptuar. Ky eshte objektivi i Partise Mundesia! Nuk jemi këtu për të bërë kompromis. Nuk jemi këtu për të bërë pazar me politikanët e vjetër. 

Rrugetimi yne nuk do te jete i lehte! Do te kerkoje pune, sakrifice dhe kembengulje. 

Por ne do ia dalim!  Do ia dalim sepse kemi të drejtë! Do ia dalim sepse kemi një vizion të qartë! Do ia dalim sepse shqiptarët kërkojnë ndryshim të vërtetë!

E ardhmja e Shqipërisë është në duart tuaja!" - deklaroi Shehaj nga fjalimi në Itali.  

Kreu i partisë Mundësia thekson se shqiptarët janë të jashtëzakonshëm kur u jepet mundësia. Ai shtoi se duhet të marrë fund emigrimi masiv, duke shtuar se duhet të bëjmë një atdhe më të mirë.

"Unë kam punuar e studiuar këtu dhe e di që në Itali nuk ka kompromise. Sot jemi këtu bashkë për një arsye të madhe, një Shqipëri më të mirë për të gjithë. Kam sakrifikuar shumë që të arrij këtu ku jam, unë jam një prej jush. Shqiptarët nuk dorëzohen, kur ju jepet mundësia ata janë të jashtëzakonshëm. Vendosa të kthehem në Shqipëri, për ëndrrën tonë të përbashkët, që të ndërtojmë një ditë të ardhmen tonë në atdheun e përbashkët.

Shqiptarët nuk duhet që të ikin nga vendi, ata duhet të kenë mundësi për jetë më të mirë në vendin ku lindën dhe u rritën. Klasa politike shqiptare ka dështuar, ka luftuar për kolltuqet personale e është koha t’i largojmë. Janë thjesht të babëzitur me mentalitet komunist që gënjejnë qytetarët. Do çlirojmë ekonominë nga qeveritarët e korruptuar." - deklaroi Shehaj.



Të këshilluara

Meta: Do zgjidhem deputet nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mori pjesë këtë të shtunë në punimet e Konventës së Tiranës të forcës politike që ai drejton. Përmes një lidhjeje ...

13:57

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI