Flash

Pastruan mbi 43 milionë USD, Ekuadori dënon bandën e Dritan Gjikës

Lapsi.al 2 February 2025
Pastruan mbi 43 milionë USD, Ekuadori dënon bandën e Dritan

Një gjykatë ekuadoriane kundër korrupsionit dënoi me burg 8 persona dhe sanksionoi 3 kompani për rolin e tyre në një skemë të pastrimit të parave të lidhura me mafian shqiptare. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve "Reuters" që citon burime nga zyra e prokurorit në vendin e Andeve.

Të dënuarit ishin pjesë e një rrjeti që dërgonte drogë nga Ekuadori në Evropë duke përdorur kompani të regjistruara për të pastruar asete me vlerë 43.4 milionë dollarë, sipas zyrës së prokurorit.

LEXO EDHE: Zhdukja e mistershme e Dritan Gjikës, narkos që trazoi politikën e Ekuadorit

Të 8 personat morën dënime me më shumë se 17 vjet burg, ndërsa 4 nga ata që u shpallën fajtorë u dënuan gjithashtu për akuzat e krimit të organizuar lidhur me mafian shqiptare. Në Spanjë, disa të dyshuar të tjerë në lidhje me këtë rast do të përballen me gjyqe të veçanta.

Prokurorët e Ekuadorit zbuluan se një shtetas shqiptar, i identifikuar si Dritan Gjika, drejtonte rrjetin kriminal, së bashku me një biznesmen argjentinas dhe një ekuadorian. Grupi u dënua për krijimin e disa kompanive për të fshehur para dhe pasuri të paligjshme të lidhura me trafikun e drogës.

LEXO EDHE: Nga Ekuadori në Kolumbi/ Cilët janë shqiptarët që sjellin kokainën nga Amerika Latine

Gjika është në kërkim nga autoritetet ekuadoriane dhe akuzohet për skema fiktive të pastrimit të parave, trafik droge, drejtim të organizatës kriminale dhe krime të tjera. Prokuroria kërkoi një dënim nga 10 deri në 13 vjet për 8 të pandehurit dhe që të tre kompanitë të bllokohen dhe pasuritë e tyre të konfiskohen. /LAPSI.al

FOTO/ Kush është Dritan Gjika? Prokuroria ekuadoriane e lidh shqiptarin nga Shkodra dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 mln dollarëve - Bota

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI