Flash

Mashtronin të huajt përmes Call Center, arrestohen 6 të rinjtë në Tiranë

Lapsi.al 2 February 2025
Mashtronin të huajt përmes Call Center, arrestohen 6 të

Një tjetër ambient i përshtatur si call-center është goditur nga Policia e Tiranës, ku disa persona mashtronin të huajt, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Sipas Policisë, janë arrestuar 6 persona me inicialet A. K., 25 vjeç, S. S., 26 vjeç, S. M., 22 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. I., 25 vjeç dhe S. Ll., 29 vjeç, të 6 banues në Tiranë, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë një person me inicialet M.D 20 vjeç.

“Si rezultat i operacionit “Location 1” zbulohet një tjetër ambient i përshtatur si call-center, me anë të cilit mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Vihen në pranga 6 shtetas si dhe procedohet 1 tjetër.

Sekuestrohen pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe prova të tjera materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë, falë inteligjencës policore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location 1”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. K., 25 vjeç, S. S., 26 vjeç, S. M., 22 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. I., 25 vjeç dhe S. Ll., 29 vjeç, të 6 banues në Tiranë. Procedohet penalisht shtetasi M. D., 20 vjeç.

Këta shtetas gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi. Këtë aktivitet e ushtronin në ambientin e përshtatur si call-center në rrugën “Dritan Hoxha”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI