Flash

I zhvati 20 mijë € dhe e detyroi të bënte video intime/ Arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 2 February 2025
I zhvati 20 mijë € dhe e detyroi të bënte video intime/

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Rimini, në Itali, nën akuzat për dhunë, përdhunim, përndjekje, rrëmbim dhe zhvatje, të kryera ndaj të dashurës së tij.

Sipas raportimeve nga policia italiane, mësohet se shqiptari është denoncuar nga partnerja tij, pasi ai e kishte dhunuar dhe i kishte shkaktuar shenja të rënda në trup.

Ajo është paraqitur në komisariat me shenja mavijosjeje në fytyrë, si dhe një frakturë në gojë, që sipas saj, i ishin shkaktuar nga partneri i saj.

Gruaja ka treguar se edhe pse synonte të largohej nga partneri për shkak të dhunës së mëparshme që kishte pësuar, e acaruar nga konsumimi i tepërt i lëndëve narkotike nga burri, pas disa ditësh diskutime, kishte pranuar ta takonte në një hotel ku ndodhej ai, i cili më pas e ka sulmuar.

Mësohet se për disa orë ai e mbylli duke e penguar të largohej apo të kërkonte ndihmë dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale.

Gjatë hetimeve rezultoi se viktima ishte nënshtruar totalisht prej disa kohësh nga partneri i saj dhe se ishte zhvatur për 20 mijë euro. Po ashtu, ai e kishte detyruar të bënte video seksuale, të cilat më pas ia shiste të tjerëve. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI