Flash

Greqia në alarm/ 200 tërmete në 48 orë godasin ishullin Santorini: Mbyllen shkollat

Lapsi.al 2 February 2025
Greqia në alarm/ 200 tërmete në 48 orë godasin ishullin

Autoritetet greke janë vënë në alarm këtë të diel pas një vale tërmetesh në zonën e ishullit të njohur turistik të Santorini. Vetëm në 48 orët e fundit janë regjistruar mbi 200 lëkundje ku më e fuqishmja ka qenë 4.5 e shkallës Rihter.

Ekspertët kanë dhënë alarmin për mundësinë e një tërmeti të fuqishëm dhe që mund të ketë pasoja të rënda. Gazeta greke “Protothema” shkruan se autoritetet kanë marrë një sërë masash duke përfshirë edhe mbylljen e shkollave për të hënën dhe anulimin e të gjitha aktiviteteve, jo vetëm në Santorini, por në të gjithë ishujt e Egjeut.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka thirrur në orët e mbrëmjes një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit të tij për menaxhimin e situatës. Gazeta shkruan se nuk përjashtohet edhe mundësia e një shpërthimi vullkanik. I fundit vullkan që ka shpërthyer në këtë zonë ka qenë në 1950-ën.

Ne një mbledhje të komitetit të sizmologjisë dhe vullkaneve u deklarua se aktiviteti sizmik mbetet në rënie. Megjithatë qytetarëve u është rekomanduar të shmangin grumbullimet e mëdha brenda ndërtesave, afrimin me ndërtesa të braktisura si dhe hyrjen në portet e zonës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI