Flash

Bëhuni gati për acarin/ Të martën termometri zbret 7 gradë nën zero

Lapsi.al 2 February 2025
Bëhuni gati për acarin/ Të martën termometri zbret 7

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore me rezultat kryesor të tyre rënien e temperaturave (pa përjashtuar këtu ditët me mot të vranët shoqëruar me reshje shiu apo dëbore).

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët por lokalisht ato do të jenë me intensitet deri dhe mesatar.

Reshjet e shiut të herëpashershme por lokale dhe intensitet (kryesisht) të ulët vijojnë edhe për ditën e Martë deri në orët e mesditës më pas ka ndërprerje të tyre në të gjithë territorin.

Gjithashtu moti për ditën e Martë deri në orët e mesditës parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe më pas nisin kthjellimet duke filluar nga zona e veriut e në vijim në të gjithë territorin.

Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura në rënie në orët e mëngjesit.

Ditën e Premte mbi vendin tonë pritet përsëri depërtimi i masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në orët e pasdites reshjet lokalisht do të jenë me intensitet deri mesatar ndërsa në relievet malore në veri dhe lindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI