Flash

BE: Të gatshëm të mbrojmë interesat tona legjitime nga tarifat e Trump

Lapsi.al 2 February 2025
BE: Të gatshëm të mbrojmë interesat tona legjitime nga

Bashkimi Evropian do t’i qëndrojë besnike parimeve të saj dhe, nëse është e nevojshme, do të jetë e gatshme të mbrojë interesat e saj legjitime, deklaroi zëdhënës i Komisionit Evropian në përgjigje të deklaratave të fundit të Donald Trump, i cili konfirmoi synimin e tij për të vendosur detyrime kundër BE-së pas atyre kundër Meksikës, Kanadasë dhe Kinës.

Zëdhënësi kujtoi qëndrimet e shprehura ditët e fundit nga presidentja Ursula von der Leyen dhe komisioneri i tregtisë së BE-së, Maros Sefcovic, duke nënvizuar ”vendosmërinë e Evropës përballë masave të mundshme proteksioniste”.

Administrata e re amerikane përdor një gjuhë transaksionale dhe ne duhet ta flasim edhe atë gjuhë, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, në fund të Këshillit të Punëve të Jashtme.

”BE-ja është një fuqi ekonomike, ne jemi të fortë dhe nuk duhet të nënvlerësojmë forcën tonë, si kur kemi të bëjmë me kundërshtarë, ashtu edhe kur kemi të bëjmë me partnerë, deklaroi Kallas.

”Vendet e Bashkimit Evropian do të përballen me tarifa nëse nuk korrigjojnë disbalancat tregtare, deklaroi presidenti i ri Donald Trump para disa ditësh.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI