Flash

Aksident në superstradën Lezhë - Milot, plagosen 2 persona

Lapsi.al 2 February 2025
Aksident në superstradën Lezhë - Milot, plagosen 2 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Gajushit. Dy automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Të plagosurit, Xh. Sh. dhe M. T., ishin pasagjerë në dy automjetet e përfshira në aksident dhe u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI