Flash

Video/ Kthehet "sëmundja" e Tiranës: Shkëmbi nis përsëri barazimet, 1-1 me Elbasanin

Lapsi.al 1 February 2025
Video/ Kthehet "sëmundja" e Tiranës: Shkëmbi nis

Në një përballje të ngjeshur, Tirana dhe Elbasani ndanë nga një pikë në derbin e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, me rezultatin përfundimtar 1-1. Shkëmbi, pas fitores në debutim, nis sërisht nga barazimet. Kjo ndeshje tërhoqi shumë tifozë që mbushën shkallët e stadiumit dhe që ndihmuan në krijimin e një atmosfere të nxehtë gjatë gjithë kohës. Sidoqoftë, Tirana nuk e shfrytëzoi mundësinë, edhe pse kaloi e para në avantazh me Jarmouni dhe renditja vazhdon të jetë shumë e vështirë.

Ishte sulmuesi francez i Tiranës, Jarmouni, ai që hapi shifrat në minutën e 13-të, duke gjetur rrugën e golit për verdheblutë dhe duke i dhënë një avantazh të hershëm skuadrës së tij. Pas këtij momenti, Elbasani kishte një pjesë të parë të vështirë, por nuk hoqi dorë nga synimi i barazimit. "Unë e di si është futbolli - tha tekniku i bardhebluve Bledi Shkëmbi -, që goditesh nga një goditje standarte, mund të fitosh e humbësh. Por në përgjithësi mendoj se kemi qenë solid e cinik, ndoshta duhej të bënim diçka më shumë në pjesën e parë, patëm momente të mira e nuk dyfishuam rezultatin. Por të mos harrojmë që luajmë me kundërshtarë të mirë e me cilësi.

[video width="664" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/679e413b55c47.mp4"][/video]

Në pjesën e dytë, elbasanasit e drejtuar nga trajneri i tyre u treguan më të organizuar dhe më të fuqishëm, duke shtuar presionin mbi portën e Tiranës. Ky intensitet i dha fryt në minutën e 73-të, kur një goditje këndi nga ana e Mustës e çoi topin drejt kokës së mbrojtësit Emiliano Musta, i cili nuk ngurroi ta dërgonte topin në rrjetë, duke e barazuar ndeshjen 1-1.

Lexo më tej: Loran i heq fitoren në transfertë Skënderbeut:Dinamo ndalet, zbret në vendin e katërt

“Ndoshta sot ishte një rezultat i drejtë, se Tirana ishte në pjesën e parë më e mira - pranoi me Fairplay Ivan Gvozdenovic, tekniku i verdhebluve -. Nuk rrezikoi shumë por me administrim topi kishte ritëm më të shpejtë e mirë se ne. Edhe ne kishim 3-4 raste në pjesën e parë. Pastaj erdhi një gol shumë shpejt nga goditje standarte dhe ishim në presion dhe stres. Çunat reaguan mirë, mendoj se Elbasani ishte skuadra më e mirë në pjesën e dytë. Ndryshuam rreshtim, Xhoel nga Egnatia sot tregoi se është lojtar i mirë, por ka nevojë pak për minuta. Ndoshta barazimi është rezultati i drejtë".

[video width="764" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/679e538240cd3.mp4"][/video]

Pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve për të shënuar një gol vendimtar, nuk pati më ndryshime në rezultatin final, dhe kështu u vulos barazimi mes dy skuadrave. Përfundimisht, kjo ndeshje përfundoi në një atmosferë të tensionuar dhe në një mjedis që i dha mundësi dy skuadrave të merrnin nga një pikë, pa ndryshuar renditjen e tyre në kampionat. “Mendoj që kam marrë mesazhet që prisja, të cilat i dija dhe arsyeja pse u ktheva ishte pikërisht kjo. Pavarësisht rezultatit të sotëm, mund të them që jam i kënaqur me skuadrën. Nuk diskutohet që duhet të jemi më të kujdesshëm por në atë që po japin futbollistë, në stërvitje apo ndeshje", e mbylli Shkëmbi.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI