Flash

Studentët serbë mbërrijnë në Beograd, pritet të bllokojnë tre ura mbi Danub

Lapsi.al 1 February 2025
Studentët serbë mbërrijnë në Beograd, pritet të

Pas dy ditësh marshimi, studentët e nisur nga Beogradi mbërritën në Novi Sad për të shënuar me bllokimin e tre urave mbi lumin Danub tre mujorin e vdekjes së 15 personave nga shembja e strehës prej betoni në një stacion treni në këtë qytet.

Një grup tjetër studentësh, që ishin nisur nga Beogradi me biçikleta, mbërritën më herët në Novi Sad dhe u pritën nga çiklistë të zonës përpara stacionit të trenit.

Studentët e nisën marshimin e tyre 80-kilometërsh të enjten nga Fakulteti i Arteve Dramatike të Beogradit. Rruga e marshimit u sigurua nga roje të vetë studentëve si edhe policia, ndërsa kolona shoqërohej nga një ambulancë dhe një cisternë uji.

Tragjedia në Novi Sad nxiti një valë të protestave masive në mbarë Serbinë, duke nxjerrë në rrugë me dhjetëra mijëra njerëz.

Në dy muajt e fundit, protestat janë udhëhequr nga studentët, të cilët kanë bllokuar dhjetëra universitete shtetërore. Kërkesa kryesore e tyre është që të ketë përgjegjësi penale dhe politike të autoriteteve për aksidentin në Novi Sad. Edhe pse qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiç, pretendojnë se kërkesat e studentëve janë plotësuar, këta të fundit insistojnë për të kundërtën dhe shfaqen të palëkundur në vendimin e tyre që protestat të vazhdojnë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI