Flash

Rrëzimi i avionit ambulancë në Filadelfia, 7 viktima dhe 19 të plagosur

Lapsi.al 1 February 2025
Rrëzimi i avionit ambulancë në Filadelfia, 7 viktima dhe 19

Të paktën 7 persona vdiqën dhe 19 të tjerë u plagosën pasi një avion ambulancë u rrëzua në një zonë të ngarkuar të qytetit Filadelfia.

Autoritetet nuk mundën të shpjegonin se çfarë e shkaktoi përplasjen. Të shtunën në mëngjes autoritetet konfirmuan 7 të vdekur, 6 që ishin në bordin e avionit dhe një tjetër kur avioni ra në tokë. Në total, zyrtarët thanë se u plagosën 19 persona. Përplasja ndodhi në një zonë të ngarkuar dhe autoritetet po punojnë për menaxhimin e dëmeve, tha një zyrtar i qytetit Filadelfia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të pasdites të së premtes, sipas orës lokale. Në bordin e avionit gjendej një paciente, nëna e saj dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Pacientja kishte ardhur nga Meksika për t’u kuruar për një sëmundje që i rrezikonte jetën dhe po transportohej për në shtëpi.

Të 6 personat ishin nga Meksika. Destinacioni përfundimtar i avionit ishte qyteti Tijuana në Meksikë. Presidentja e Meksikës konfirmoi vdekjen e tyre dhe shprehu ngushëllimet për familjet. Shpërthimi ndodhi rreth më pak se 5 kilometra nga aeroporti verilindor i Filadelfias, i cili shërben kryesisht për avionët e biznesit. Avioni i tipit “Learjet 55” u zhduk nga radarët pak pas ngritjes nga aeroporti në orën 18:06 dhe pasi arriti në një lartësi prej 487 metrash./VOA

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI