Flash

Rama: S'është koha të digjni votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër

Lapsi.al 1 February 2025
Rama: S'është koha të digjni votën në oxhakun

Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet sot, Kongresi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste. Fjalën e hapjes në këtë kongres, e mbajti ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila u shpreh se në këtë kongres janë mbledhur të rinj nga çdo cep i Shqipërisë, për të ngritur zërin dhe për të ndarë vizionin për rrugën drejt Shqipërisë Evropiane 2030.

Kryeministri Edi Rama u shpreh besimplotë se shqiptarët do i japin mandatin e katërt PS-së për të realizuar ëndrrën e "E duam Shqipërinë si gjithë Europa"

"PS do ta marrë mandatin e katërt për ta ngjitur atdheun tonë të përbashkët në majën e lartë të 2030 ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Europa. Në atë majë do vendosimi përgjithnjë flamurin tonë kombëtar. Do të hyjmë nga dera kiryesore si të barabartë mes të barabartësh. Anëtarë të BE-së"

Rama pati dhe një apel për të rinjtë që më 11 maj do i drejtohen kutive të votimit.

“Kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj apo në mangallët e partickave të reja që vetëm gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre. Është koha që shqiptarët të përdorin votën për Shqipërinë 2030. Për të gjithë ka vetëm një tren. PS e Shqipërisë”

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve megjithatë nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme me vranës...

09:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI