Flash

Rama lavazh truri të rinjve: Vota për çdo parti tjetër është gur i hedhur në kënetë

Lapsi.al 1 February 2025
Rama lavazh truri të rinjve: Vota për çdo parti tjetër

“Vota për partitë e tjera, është votë e çuar dëm”, u shpreh kryeministri i vendit dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në Kuvendin Rinor.

Vota për ne është e vetmja votë për ndryshimin, tha Rama.

“Vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin. Të gjithë të tjerët premtojnë çdo gjë, sepse nuk kanë asgjë në dorë, ndërsa ne premtojmë atë që kemi në dorë. Kemi në dorë për të çuar më në fund amanetin e të parëve tanë, të Gjergj Kastriotit, të Ismail Qemalit, të martirëve të komunizmit, për të çuar Shqipërinë në familjen europiane dhe për të vendosur një ulëse me emrin ‘Albania’ në tryezën e Bashkimit Europian. Në 100 ditë nga sot, nëse votës së Shqipërisë do t’i bashkohet dhe vota e shqiptarëve në vendet e tjera të botës, atëherë tregon që ne duruam, punuam dhe fituam”.

Rama u bëri sërish thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Kush na ndjek nga jashtë vendit në këtë moment, duhet ta mbajë parasysh që afati i fundit si zgjedhës përmes postës është 4 mars. Prandaj mos e lini për ditën e fundit, futuni në faqen e KQZ dhe regjistrohuni. Regjistrohuni për të votuar në 11 maj. Dhe mos e vini në dyshim që vota e hedhur për çdo parti tjetër, është një gur i hedhur në një kënetë.

Nga sot në 100 ditë, nuk kam asnjë dyshim që shumica e votuesve të parë, të studenteve dhe studentëve do të jetë për t’u ngjitur lart drejt majës dhe jo për t’u zhytur në kënetën që nxorëm Shqipërinë një dekadë më parë. Sot ata mësuan që dyert e universitetit nuk hapen me anë të mbiemrit, të mikut dhe lekut si një dekadë më parë, por sot nuk ka asnjë ankesë të vetme për emrat e atyre që futen në fakultet”.

Të këshilluara

Meta: Do zgjidhem deputet nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mori pjesë këtë të shtunë në punimet e Konventës së Tiranës të forcës politike që ai drejton. Përmes një lidhjeje ...

13:57

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve megjithatë nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme me vranës...

09:02

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI