Flash

Protesta përpara bashkisë së Tiranës dhe Kryeministrisë, nën hetim 6 persona

Lapsi.al 1 February 2025
Protesta përpara bashkisë së Tiranës dhe

Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për 5 eksponentë të PD-së dhe PL-së lidhur me protestën e djeshme të organizuar para godinës së bashkisë së Tiranës.

Sipas policisë, opozita ka zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe prishur rendin e qetësinë publike.

Pesë drejtuesit e protestës të proceduar janë: Adriana Kalaja, Tedi Blushi, Belind Këlliçi. Klevis Balliu dhe

Adriana Tolka.

Po ashtu policia ka nisur hetimi në gjendje të lirë për avokati Altin Goxhaj, i cili së bashku me një grup aktivistësh mbajtën tubimin kundër idesë së shtetit bektashi dhe sipas tyre marrëveshjes së fshehtë Rama-Mitsotakis për vetëdeklarimin e minoritetit grek në Shqipëri.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, njoftojnë blutë.

Po nga këta specialistë u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. G., 55 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë zhvilluar një protestë, për të cilën nuk i ishte miratuar leja për zhvillimin e këtij tubimi“, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI