Flash

Lo Monaco injoron Ibrahimovic: “Që të jesh shefi, duhe të kesh njohuri"

Lapsi.al 1 February 2025
Lo Monaco injoron Ibrahimovic: “Që të jesh shefi, duhe të

Pietro Lo Monaco përfundoi eksperiencën e tij te Novara në nëntor 2024. Me një karrierë të gjatë si drejtues në disa klube italiane, ai është një emër që nuk ka nevojë për prezantim. Lo Monaco, i njohur edhe për një episod humoristik me Jose Mourinho që ende bën xhiron e rrjeteve sociale, ka folur për një tjetër figurë të spikatur të futbollit në Milano, Zlatan Ibrahimovic. Ish-sulmuesi suedez, i cili sot luan një rol kyç në marrëdhëniet mes skuadrës dhe pronësisë te Milani, është konsideruar i papërshtatshëm për këtë detyrë nga vetë Lo Monaco.

Gjatë një eventi të quajtur “Il calciomercato international transfer market” në Hotel Hilton të Romës, drejtori i përgjithshëm foli për krizën e Milanit dhe u pyet nga gazetarët për rolin e Ibrahimovic në këtë moment delikat për klubin kuqezi:

“Zgjedhja e një ish-lojtari që nga një ditë në tjetrën bëhet drejtor i përgjithshëm në një kompani të madhe – dhe Milani është një kompani e madhe – është një vendim që tregon pak respekt për futbollin,” shpjegon Lo Monaco. “Unë mendoj se Ibrahimovic nuk ka treguar aspak cilësitë e duhura për të qenë drejtor i përgjithshëm i një kompanie të madhe.”

Gjykimi i Lo Monaco për Ibrahimovic është tepër i prerë: “Në fund të fundit, as që mund të pritej diçka ndryshe, pasi ai e la futbollin dje në mëngjes, kështu që nuk ka eksperiencë në këtë drejtim,” shton ai. “Nuk mjafton të thuash që je boss për të qenë boss. Për të qenë boss, duhet të kesh njohuri, aftësinë për të menaxhuar situata të caktuara dhe të jesh një pikë referimi. Këto gjëra te Milani nuk ekzistojnë, dhe unë mendoj se ky është një nga problemet kryesore të Milanit.” Dhe vazhdon: “Këto janë çështje që duhet t’i shqyrtojë vetë klubi dhe pronarët e tij.”

Lo Monaco: Pronësia duhet të ndërhyjë

Më tej, Lo Monaco shpjegon më në detaj mendimin e tij: “Nuk mund të luhet me ndjenjat e tifozëve, sepse në fund të fundit nuk duhet harruar kurrë që futbolli është për njerëzit dhe drejtohet nga njerëzit. Tifozët e Milanit duhet të respektohen,”thekson ai. “Mund të bëhen zgjedhje të gabuara, por të veprosh në mënyrë të çoroditur dhe të krijosh kaos nuk është e lejueshme dhe as e falshme. Ata që duhet, duhet të reflektojnë dhe të marrin një drejtim të qartë, sepse nuk mund të përjashtohet rëndësia e një menaxhimi të mirë.”

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Me sytë katër

PAPARAZZI