Flash

Laçi ndal Partizanin, të kuqtë zhgënjejnë sërish dhe rrezikojnë objektivat sezonalë

Lapsi.al 1 February 2025
Laçi ndal Partizanin, të kuqtë zhgënjejnë sërish

Laçi dhe Partizani ndanë pikët në një barazim pa gola në Kurbin, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Për vendasit, ky rezultat vjen si një pikë e rëndësishme për renditjen dhe moralin, ndërsa për të kuqtë, është një tjetër sinjal alarmi në një sezon që po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Laçi dominon, Partizani në krizë loje

Takimi nisi me një ritëm të lartë për skuadrën kurbinase, e cila dominoi plotësisht pjesën e parë. Me një qasje agresive dhe sulmuese, Laçi krijoi disa raste të pastra shënimi, por mungesa e saktësisë dhe pritjet e mira të Pano Qirkos e mbajtën rezultatin të bardhë. Të zotët e shtëpisë kërkonin me çdo kusht fitoren për t’iu larguar zonës së rrezikut, dhe kjo u reflektua në lojën e tyre të vendosur dhe energjike.

Nga ana tjetër, Partizani vazhdoi të shfaqte të njëjtat probleme që po e shoqërojnë që pas merkatos së janarit. Largimet masive duket se kanë lënë një boshllëk të madh, ndërsa afrimet e reja nuk kanë arritur ende të bëjnë diferencën. Pavarësisht përpjekjeve sporadike, ekipi kryeqytetas nuk arriti të krijojë asnjë rast të mirë për të rrezikuar seriozisht portën kundërshtare. “Ne kemi situatën në ekip siç e kemi - tha tekniku i të kuqve Alexandar Veselinovic -. Ka disa lojtarë që janë të lënduar dhe të tjerë që kanë ardhur që nuk janë në formën e ndeshjeve. Lojtari i vetëm në formë fizike për të përballuar ndeshje është Padstrelau. Merkato e dimrit është gjithmonë shumë e vështirë, siç e dini. Ne nuk kemi arritur të sjellim dy mesfushorë se ashtu ishte situata dhe në raport me këtë që thashë kemi pak mungesë ekuilibri mes linjave".

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/679e15c7b2ecc.mp4"][/video]

Rënie ritmi dhe barazim i pashmangshëm

Fraksioni i dytë i lojës ishte më i balancuar, por pa ritmin e lartë të 45 minutave të para. Partizani u përpoq të rregullonte disi lojën dhe të kishte më shumë kontroll të topit, por mungesa e ideve në fazën sulmuese dhe pasaktësia në ndërtimin e aksioneve e bënë të vështirë që të rrezikonin seriozisht. Laçi, nga ana tjetër, nuk ishte më aq kërkues dhe u fokusua më shumë në mbrojtjen e pikës së fituar. “Kemi bërë një ndeshje të madhe kundër një skuadre të fortë - shpjegoi tekniku i bardhezinjve Francesco Moriero -. Skuadra ime dha zemrën në fushë, episodi i fundit mund ta fusnim golin, patëm mundësi për të fituar. Për mënyrën si luajtëm sot, çunat meritonin të fitonin, por e pranojmë këtë barazim".

Lexo më tej: Statistikat e 9 javëve/Partizani i dyti, por ka humbur më shumë pikë mes pretendentët

Pa ndonjë ndryshim të madh në lojë, barazimi 0-0 ishte rezultati i pashmangshëm i një ndeshjeje ku Laçi u tregua më i rrezikshëm, ndërsa Partizani konfirmoi krizën që po e shoqëron këtë periudhë.

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/679e2d2d28436.mp4"][/video]

Pasojat në renditje dhe sinjalet për të ardhmen

Me këtë rezultat, Partizani arrin kuotën e 39 pikëve dhe mbetet në vendin e 3-të të renditjes, por diferenca me kreun po rritet dhe forma e dobët që po shfaq në fushë lë shumë pikëpyetje për aftësinë e skuadrës për të luftuar për titullin apo një vend në Evropë. Nëse ekipi i Orges Shehit nuk tregon shpejt shenja përmirësimi, mund të gjendet jashtë objektivave kryesorë të sezonit.

Në anën tjetër, Laçi, me 24 pikë, ngjitet në vendin e 7-të, duke arritur Bylis në vendin e gjashtë, duke fituar kështu qetësi në luftën për mbijetesë. Pavarësisht mungesës së fitores, kurbinasit treguan se mund të jenë një skuadër e vështirë për t’u mposhtur në javët në vijim.

Ky barazim nuk sjell shumë ndryshime në tabelë, por konfirmon trendin e Partizanit në rënie dhe nevojën e tij urgjente për të gjetur zgjidhje në një sezon që po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar për klubin dhe Veselinovic. "Ky është ekip i ri, përveç Taipit e Domgjonit që janë me përvojë, ndaj duhet shumë mbështetje. Fjalë për fjalë kanë mbështetjen time, pikë së pari nga mënyra si punojnë dhe nga ky aspekt, unë do t’i ndihmoj për gjithçka".

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI