James Mcatee was going to give a young fan a shirt, however drive off when he saw his Sheffield Wednesday coat!?? Thoughts?#twitterblades | #swfc pic.twitter.com/DchYW37CcA
— Football Park (@thefootballpark) January 30, 2025
Gjesti i shëmtuar i McAtee ndaj tifozit të vogël
Jashtë stadiumit, shumë fëmijë prisnin daljen e lojtarëve për të përjetuar një moment magjik. Edhe Oaklan ishte aty, duke festuar ditëlindjen e tij të dhjetë me prindërit pas një fitoreje të bukur të Citizens. Ai shpresonte të merrte një kujtim të veçantë nga idhujt e tij. Por, siç tregoi e ëma në një postim të gjatë në Facebook, gëzimi u kthye në zhgënjim: “Imagjinoni të bëni gjithë atë rrugëtim, duke sfiduar të ftohtin e madh pas ndjekjes së një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve, vetëm për të parë djalin tuaj 10-vjeçar, të çmendur pas futbollit, t’i prishet festa e ditëlindjes”.
Nga makina e tij, McAtee po shpërndante disa fanella për fëmijët që prisnin jashtë stadiumit. Por kur erdhi radha e Oaklan, ai e tërhoqi mbrapsht fanellën që po i jepte. Lojtari i Manchester City, i cili ka kaluar dy sezonet e fundit i huazuar te Sheffield United, e vuri re se fëmija kishte veshur një xhup me stemën e rivalëve të hidhur të klubit ku ai kishte luajtur dhe vendosi të mos ia dhuronte fanellën. Një gjest aspak i hijshëm për një fëmijë që nuk arriti dot as ta mbante në duar fanellën që kishte ëndërruar. Ironia më e madhe? Ai kishte veshur uniformën e Manchester City, të cilën e kishte blerë vetë, duke kursyer paratë që kishte marrë dhuratë nga të afërmit.