Flash

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Vuçiç dhe zyrtarët e tij kërcënime të fshehta protestuesve: Po na mbaron durimi!

Lapsi.al 31 January 2025
Vuçiç dhe zyrtarët e tij kërcënime të fshehta

Qindra studentë marshuan nëpër fshatrat serbe të premten teksa e çojnë protestën e tyre kundër korrupsionit nga Beogradi drejt qytetit verior të Novi Sadit. Atje synojnë të bllokojnë tre ura mbi lumin Danub këtë fundjavë.

Bllokada e urës e planifikuar për të shtunën do të shënojë tre muaj që kur një çati betoni në një stacion hekurudhor në Novi Sad u shemb më 1 nëntor, duke lënë 15 të vdekur.

Ajo që filloi dy muaj më parë si një protestë kundër dyshimeve për korrupsion në kontratat e ndërtimit është shndërruar në sfidën më serioze ndër vite për udhëheqësin e fuqishëm populist të vendit, presidentin Aleksandar Vuçiç.

Ndërkohë në Beograd, një shofer përplasi makinën në një protestë të premten, duke lënduar dy gra që punojnë si mjeke në një institucion psikiatrik aty pranë. Njoftimet e mediave thonë se të dyja ranë me kokë në trotuar dhe po marrin trajtim.

Incidenti, i treti i këtij lloji brenda javësh, ndodhi në qendër të Beogradit ndërsa mbahej heshtja prej 15 minutash, që tani mbahet çdo ditë në të gjithë Serbinë, në të njëjtën kohë kur u shemb çatia në Novi Sad.

Një dëshmitare, doktoreshë Elena Matkovic tha për televizionin ‘N1’ se shoferi fillimisht e ktheu makinën e tij prapa dhe protestuesit menduan se ai do të largohej nga ta, por në vend të kësaj ai nxitoi përpara, duke u përplasur me njerëzit.

“Ne nuk e prisnim që ai do të përplaste makinën me një turmë njerëzish,” tha ajo për N1. “Nëse më pyesni nëse do të ndalojmë (protestën), sigurisht që nuk do ta bëjmë. Ky nuk është momenti për t'u ndalur”.

Protestuesit janë përballur vazhdimisht me sulme, me shoferë që kanë përplasur demonstruesit me makina në dy raste të mëparshme. Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë.

Gjatë rrugës për në Novi Sad të premten, studentët u përshëndetën nga qytetarë brohoritës, të cilët u binin borive të makinave ose dolën nga shtëpitë e tyre për t’u ofruar ushqim dhe pije.

Qindra njerëz të tjerë me biçikleta u nisën veçmas drejt Novi Sadit të premten, ndërsa shoferët e taksive të Beogradit ofruan të kthenin marshuesit në shtëpi të dielën.

Kur studentët arritën në qytetin Inxhija të enjten, afërsisht në gjysmë të rrugës së tyre 80 prej kilometrash, ata u pritën me fishekzjarre dhe brohoritje nga banorët.

Ndërsa shumica e tyre e kaluan natën jashtë në një fushë futbolli, temperaturat e ftohta nuk e zbehën dëshirën e tyre për ndryshime të mëdha në shtetin ballkanik të zhytur në korrupsion.

Nevena Vecerinac, studente, tha se shpreson që kërkesat e protestuesve që përfshijnë dënimin e të gjithë atyre që janë përgjegjës për tragjedinë me shembjen e çatisë në stacionin hekurudhor, do të përmbushen.

“Ne do të arrijmë në Novi Sad”, tha ajo. “Marshimi i djeshëm ishte i lehtë. Është ftohtë tani, por ne mund t'ia dalim. Të gjithë kemi të njëjtin qëllim”.

Shumë në Serbi besojnë se shembja e çatisë u shkaktua nga korrupsioni i qeverisë në një projekt të madh infrastrukturor me kompanitë shtetërore kineze. Kritikët besojnë se ryshfeti ishte shkaktari pse puna për rindërtimin e stacionit hekurudhor u bë shumë ngadalë, pati mbikëqyrje të dobët dhe mosrespektim të rregulloreve ekzistuese të sigurisë.

Demonstratat njëmujore kanë detyruar tanimë dorëheqjen e Kryeministrit të Serbisë Millosh Vuçeviç këtë javë, së bashku me lëshime të ndryshme nga autoritetet të cilat u injoruan nga protestuesit të cilët thonë se ato nuk mjaftojnë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë kanë kaluar në akuza ndaj studentëve se punojnë me fuqitë e huaja për ti larguar ata nga pushteti. Ndërkaq vazhdojnë të bëjnë kërcënime të fshehta kundër tyre duke thënë se “durimi i mbështetësve të tij po mbaron”.

Ai tha të premten se “është e qartë se vendi është nën sulm si nga jashtë ashtu edhe nga brenda”.

“Ne do të dimë të luftojmë, do të jemi fleksibël, do të kërkojmë bisedë dhe dialog (me protestuesit), por do të dimë si ta shpëtojmë vendin”, shtoi ai.

Forca dhe vendosmëria e protestuesve kanë zënë në befasi shumëkënd në një vend nga ku qindra - mijëra të rinj kanë emigruar, duke kërkuar mundësi gjetkë./VOA

Të këshilluara

Përse po rritet euro?

Bankat por dhe importuesit janë dy faktorët kryesor që kanë ndikuar në rritjen e kursit të këmbimit ditëve të fundit. Ekspertë të tregut rendisin këta dy faktor...

22:31

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI