Flash

Tentoi të νrasë vëllain binjak, por plagosi nipin 15-vjeçar, në kërkim xhaxhai

Lapsi.al 31 January 2025
Tentoi të νrasë vëllain binjak, por plagosi nipin

Nazmi Pëllumbi është 29-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili në tentativë për të vrarë vëllain e tij binjak Florant Pëllumbi qëlloi me armë zjarri nipin e tij 15-vjeçar. Ngjarje ka ndodhur në Fushë Mëzez mbrëmjen e djeshme.

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa i vëllai binjak Florant Pëllumbi u arrestua pasi në banesë iu gjet një sasi kokaine.

Sipas uniformave blu, 29-vjeçari tentoi të vrasë të vëllanë pas një konflikti për motive të dobëta. Por nga të shtënat me armë mbeti i plagosur nipit 15-vjeçar (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve tek Trauma.

Adoleshenti në dëshminë e dhënë për blutë ka deklaruar se “më ka gjuajtur një makinë e zezë që ka kaluar para shtëpisë”. Megjithatë nga hetimet ka rezultuar se kishim të bënim me një konflikt brenda familjes. Ndërkohë në portën e banesë raportohet se janë gjetur 4 plumba.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar.

Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre).

Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:

u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Të këshilluara

Shpërthim me eksploziv në Shkodër

Një sasi me lëndë eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus. Policia ka mb...

08:02

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella m...

07:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI