Flash

Studentët serbë mbërrijnë në Novi Sad pas marshimit dyditor

Lapsi.al 31 January 2025
Studentët serbë mbërrijnë në Novi Sad pas marshimit

Studentët serbë kanë mbërritur mbrëmjen e së premtes në Novi Sad, pas një marshi dyditor nga Beogradi, për të protestuar kundër shembjes vdekjeprurëse të një strehe në stacionin e trenit, e cila, sipas tyre, ndodhi si pasojë e korrupsionit. Studentët protestues mbanin në duar kurora me emrat e 15 njerëzve që vdiqën nga shembja e strehës në stacionin e Novi Sadit më 1 nëntor.

Ata pritet të marshojnë së bashku me studentët e Novi Sadit nëpër rrugët qendrore të qytetit deri në stacionin e trenit, ku do të bëjnë homazhe për viktimat. Më 1 shkurt, studentët nga Beogradi do të bashkohen me kolegët e tyre nga Novi Sadi për t’i bllokuar tri ura mbi lumin e Danubit. Në këtë mënyrë, ata do ta shënojnë tremujorin e vdekjes së 15 njerëzve nga shembja e strehës prej betoni.

Një grup tjetër studentësh, që ishin nisur nga Beogradi me biçikleta, mbërritën më herët në Novi Sad dhe u pritën nga çiklistët e Novi Sadit para stacionit të trenit. Studentët nisën marshin e tyre afër 80-kilometërsh të enjten, rreth orës 10:30 nga Fakulteti i Arteve Dramatike të Beogradit. Rruga e marshimit u sigurua nga rojet e studentëve dhe policia.

Kolona shoqërohej nga një ambulancë dhe një cisternë uji. Ata u ndalën për pushim të enjten në Batajnicë, Bova dhe Stara Pazova, ku u pritën nga qytetarët dhe shkuan në Ingjije rreth orës 22:00 dhe kaluan natën në tenda në një fushë sporti. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të martën se pjesëtarë të kësaj ministrie do të ofrojë siguri për marshin e studentëve, duke i përcjell edhe me autoambulanca dhe kamionë me ujë të pijshëm.

Tragjedia në Novi Sad nxiti një valë të protestave masive në mbarë Serbinë, duke nxjerr në rrugë dhjetëra mijëra njerëz. Në dy muajt e fundit, protestat janë udhëhequr nga studentët, të cilët kanë bllokuar dhjetëra universitete shtetërore. Kërkesa kryesore e tyre është që të ketë përgjegjësi penale dhe politike të autoriteteve për aksidentin në Novi Sad.

Qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiç, pretendojnë se kërkesat e studentëve janë plotësuar. Studentët protestues kanë thënë se Vuçiqi nuk është përgjegjës për përmbushjen e kërkesave të tyre, duke shtuar se kërkesat nuk janë plotësuar dhe ata do të vazhdojnë protestat./ REL

Të këshilluara

Përse po rritet euro?

Bankat por dhe importuesit janë dy faktorët kryesor që kanë ndikuar në rritjen e kursit të këmbimit ditëve të fundit. Ekspertë të tregut rendisin këta dy faktor...

22:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI