Si reaguan lojtarët e Real Madridit pas shortit?
Në Madrid të gjithë shpresonin që nga shorti të dilte emri i Celtic, por fati e deshi që të përballen me Manchester City. Njëra prej dy superfuqive evropiane do të dalë nga gara që në fazën e play-off, një skenar i pabesueshëm për dy skuadra që zakonisht shihen si pretendentë për trofeun. Pavarësisht kësaj, në qendrën stërvitore të Realit nuk pati ankesa për këtë përballje, e cila ishte ndoshta kundërshtari më i fortë i mundshëm. Sipas Marca, të gjithë lojtarët e Real Madrid e pranuan qetësisht fatin e tyre, duke ndjekur shembullin e trajnerit Carlo Ancelotti, i cili nuk ka bërë asnjë koment apo preferencë mbi kundërshtarët. Lexo më tej: Champions/ Përplasje titanësh në playoff, City-Real Madrid: evitohet derbi Juve-Milan Motoja e kampionëve spanjollë për këtë duel është e qartë: “Ata janë po aq të lumtur sa ne”. Real Madrid e di se, edhe në momentet e vështira, mund të luajë shanset e tij deri në fund. Los Blancos përfunduan në vendin e 11-të në renditjen e fazës së kampionatit, duke mbetur jashtë Top 8, por City e pati edhe më keq, duke u renditur në vendin e 22-të dhe duke rrezikuar eliminimin vetëm për dy gola diferencë në ndeshjen e fundit kundër Club Brugge.?✨ Our rival is @ManCity!@adidasfootball pic.twitter.com/02riRW2CHK
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) January 31, 2025