Flash

Radoiçiç pa aktakuzë zyrtare në Serbi/ Drejtësia mbron kreun e sulmit në Banjskë

Lapsi.al 31 January 2025
Radoiçiç pa aktakuzë zyrtare në Serbi/ Drejtësia

Pavarësisht pranimit të fajësisë, Milan Radoiçiq nuk është akuzuar ende nga autoritetet serbe. Avokati Ivan Niniq thotë se procesi po shtyhet për të ulur presionin ndërkombëtar mbi Serbinë. Ai thekson se drejtësia në Beograd mund të mos e ndjekë penalisht Radoiçiqin ose ta bëjë këtë vetëm në kuadër të një marrëveshjeje politike.

Serbia ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, edhe pse ai ka pranuar se ka organizuar sulmin terrorist në Banjskë në Kosovë.

Avokati Ivan Niniq nga Beogradi vlerëson se procesi po shtyhet për të fituar kohë dhe për të ulur presionin ndërkombëtar mbi Serbinë.

“Nuk jam optimist se drejtësia në Beograd do ta procesojë Radoiçiqin, madje edhe nëse ndodh, kjo do të jetë në marrëveshje me të. Një situatë në të cilën Vuçiq e lëshon Radoiçiqin për të vuajtur një dënim është e paimagjinueshme për momentin në këtë lloj sistemi politik. Sigurisht, presioni ndërkombëtar do të jetë i pranishëm”, thekson për RTK-në, Ivan Niniq, avokat nga Beogradi.

Edhe pse para më shumë se një muaji u njoftua ngritja e aktakuzës, Prokuroria e Lartë në Beograd nuk ka marrë ende një vendim.

Niniq thekson se nëse Serbia do të bëhet pjesë e BE-së, duhet të marrë përgjegjësinë për veprimet e Radoiçiqit dhe ta zbardhë këtë çështje. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi penale.

Sipas Niniq, Prokuroria e Beogradit nuk ka juridiksion mbi Radoiçiqin, pasi Serbia, duke nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, ka pranuar gjykatat e Kosovës.

Ai parashikon dy mundësi: që Radoiçiq të gjykohet në Prishtinë në mungesë ose me mundësinë e paraburgimit. Çështja e sfondit politik të operacionit mbetet e paqartë.

“Banjska nuk do të duhej të kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të kishte ndodhur nëse autoritetet në Beograd nuk do ta dinin, nuk do ta kishin organizuar dhe thjesht nuk do të kishin dhënë dritën jeshile. Pyetja është, a do ta zbulojmë ndonjëherë qëllimin e Banjskës?”, tha ai.

Niniq vlerëson se sulmi në Banjskë kishte pasoja serioze politike për Serbinë. Edhe pse Prokuroria e Lartë ende nuk ka dhënë informacion të saktë për hetimin, ekspertët mendojnë se çdo proces eventual mund të jetë rezultat i një marrëveshjeje politike.

Të këshilluara

Përse po rritet euro?

Bankat por dhe importuesit janë dy faktorët kryesor që kanë ndikuar në rritjen e kursit të këmbimit ditëve të fundit. Ekspertë të tregut rendisin këta dy faktor...

22:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI