Flash

Pse Thiago Motta nuk rrezikon shkarkimin te Juventus: kush e mbron brenda klubit

Lapsi.al 31 January 2025
Pse Thiago Motta nuk rrezikon shkarkimin te Juventus: kush e mbron brenda klubit

Thiago Motta i ka konsumuar të gjithë kreditet dhe nuk mund të gabojë më deri në fund të sezonit. Juventus ka përcaktuar objektivat minimale për këtë vit dhe vetë trajneri është i vetëdijshëm se nuk ka më hapësirë për gabime. Situata në kampin bardhezi është e tensionuar. Humbja ndaj Benfica, e cila erdhi vetëm disa ditë pas disfatës kundër Napolit, ka thelluar zhgënjimin dhe ka shtuar kritikat për mënyrën se si po menaxhohet skuadra.

Nga entuziazmi te zhgënjimi: situata alarmante te Juventus

Në fillim të sezonit, optimizmi rreth projektit të ri ishte i madh, por tani ky entuziazëm duket një kujtim i largët. Pas investimeve të rëndësishme në merkaton verore, drejtori sportiv Cristiano Giuntoli po përpiqet të ndërhyjë edhe në merkaton e dimrit, por situata mbetet e trazuar. Tifozët e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, siç u pa në humbjen me Benfikën, kur shumë prej tyre u larguan nga stadiumi përpara përfundimit të ndeshjes. Askush nuk e priste një krizë të tillë në këtë fazë të sezonit.

Motta i ka konsumuar të gjitha kreditet

Sipas La Gazzetta dello Sport, durimi i drejtuesve ndaj teknikut Thiago Motta po shkon drejt fundit dhe janë vendosur objektivat minimale që ai duhet të përmbushë: kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm dhe arritja e të paktën fazës së 1/8-ave në edicionin aktual.

Juventus ka humbur tashmë mundësinë për të luftuar për titullin kampion, ndërsa dështimi në Superkupën e Italisë ka shtuar presionin mbi ekipin. Tashmë, bardhezinjtë ndodhen në play-off-in e Champions, ku do të përballen me PSV Eindhoven, ndërkohë që duhet të vijojnë rrugëtimin edhe në Kupën e Italisë. Objektivi për t’u renditur mes katër ekipeve më të mira në Serie A është i padiskutueshëm.

Vetë Thiago Motta, i cili zakonisht qëndron i qetë në pankinë, ka filluar të shfaqë shenja tensioni. Ai e di mirë se presioni është i lartë dhe se nuk ka më vend për gabime.

Kush e mbështet brenda klubit?

Pavarësisht situatës së vështirë, Maurizio Scanavino dhe Cristiano Giuntoli vazhdojnë ta mbështesin Mottën dhe besojnë ende në projektin e nisur. Ata e kuptojnë që ndryshimet e shumta në skuadër dhe dëmtimet e disa lojtarëve kyç kanë ndikuar në paraqitjet e ekipit. Megjithatë, ata janë të vendosur që nuk mund të tolerohen më gabime në arritjen e objektivave të vendosura.

Nga ana tjetër, Thiago Motta, edhe pse një trajner relativisht i ri, ka përvojën e duhur për të menaxhuar situata të tilla. Ai e di mirë se çfarë do të thotë të punosh në një klub të madh, pasi ka luajtur për vite me radhë në nivelet më të larta të futbollit. Të gjithë brenda Juventusit presin një reagim të menjëhershëm në javët e ardhshme, si në aspektin e lojës ashtu edhe të rezultateve.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI