Flash

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sasi droge me vete dhe në banesa, arrestohen 3 persona në Tiranë

Lapsi.al 31 January 2025
Me sasi droge me vete dhe në banesa, arrestohen 3 persona në

Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën me sasi lënde narkotike. Bëhet me dije se një 49-vjeçar është arrestuar, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa dhe një sasi farash të dyshuar narkotike kanabis sativa. Ndërsa një 26-vjeçar u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabid, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu një 34-vjeçar u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Tiranë/Kontrolle të shtuara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen sasi kokaine, sasi kanabisi dhe fara kanabisi. Vihen në pranga 3 shtetas.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve që shesin lëndë narkotike apo i mbajnë ato në banesë, bazuar dhe në inteligjencën policore, u kapën dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, 2 shtetas, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin G. Xh., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi farash të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi G. R., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabid, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin J. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Përse po rritet euro?

Bankat por dhe importuesit janë dy faktorët kryesor që kanë ndikuar në rritjen e kursit të këmbimit ditëve të fundit. Ekspertë të tregut rendisin këta dy faktor...

22:31

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI