Flash

Kosova ndan gjysmë milioni euro për palestinezët në Gazë

Lapsi.al 31 January 2025
Kosova ndan gjysmë milioni euro për palestinezët në

Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro si ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë, pas arritjes së armëpushimit më herët gjatë këtij muaji, që ndali luftën 15-mujore në enklavën palestineze.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Hamasit –grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian– mundëson dërgimin e ndihmave në Gazë.

“Qeveria shpreson dhe bën thirrje që ky armëpushim i përkohshëm të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme, pra paqe të drejtë dhe të bazuar në zgjidhjen me dy shtete”, tha Kurti.

Kurti tha se lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale, prandaj palestinezëve u duhet ndihma nga shtetet e tjera që të mbijetojnë dhe rindërtojnë vendin e tyre.

Më 19 janar hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, duke mundësuar lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë në këmbim të të burgosurve palestinezë në Izrael, por edhe dërgimin e ndihmave humanitare dhe kthimin e palestinezëve në shtëpitë e tyre. Lufta detyroi popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të zhvendoseshin nga shtëpitë e tyre, shpesh më shumë se një herë, dhe shkaktoi shkatërrime të mëdha në enklavë.

Një vlerësim i dëmeve, i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.

Lufta në Gazë nisi pasi më 7 tetor, Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 47.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze./REL

Të këshilluara

Shpërthim me eksploziv në Shkodër

Një sasi me lëndë eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus. Policia ka mb...

08:02

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI