Flash

Europa League/ Roma e pafat në short, përballet me Porton: Mourinho gjen Anderleht

Lapsi.al 31 January 2025
Europa League/ Roma e pafat në short, përballet me Porton: Mourinho
Për playoff të Europa League, janë krijuar tashmë 8 çifte skuadresh të përputhura tashmë nga shorti në ndeshje të dyfishta, që do të përcaktojnë edhe skuadrat e kualifikuara. Rruga për secilën nga 24 ekipet ende në garë është e përcaktuar zyrtarisht nga shorti, fillimisht për play-off dhe më pas më 21 shkurt (për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen), por tashmë mund të krijohet një ide për rrugëtimin kryesor të secilës skuadër. 16 skuadrat që fituan të drejtën për të luajtur në playoff të Europa League, kanë njohur tashmë kundërshtarët e tyre në tentativë për të arritur në 1/8 e kompeticionit. Në një ndarje të drejtë, ku skuadrat e renditura më lart, duke filluar nga vendi i 9 luanin me ato të renditura më poshtë, deri në vendin e 24, situate ka qenë deri diku e kuptueshme. Lexo më tej: Sidoqoftë, goglat kanë qenë të pamëshirmshme për Porton dhe Romën, që duhet ta diksutojnë së bashku se cila do të shkojë në 16 më të mirat e turneut. Ndërkohë, Ferencvaros e Viktoria Plzen kanë shpëtuar nga kundërshtarët e rrezikshëm dhe do të luajnë mes tyre. Tëente do të luajë përballë Bodo Glimt, duke lënë përballjen e fqinjvë të Vendeve të Ulëta, Union SG-Ajax. Skuadra turke e vetme që ka fituar një trofe në këtë kompeticion, Galatasaray, do ta nisë në transfertë me AZ Alkmaar. Skuadra tjetër e Stambollit Fenerbahçe, merr kostot e renditura e fundit në zonën kualifikuese, duke u përballur me Anderlecht. Të besuarit e Mourinhos do ta luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, ashtu si grekët e PAOK, në një përballje ballkanase me rumunët e Steaua Bukuresht.  Sfida e fundit e playoff në Europa League është Midtjylland - Real Sociedad.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI