Flash

Egnatia, prova arratie: vendosin Lushkja e Ndreca, Bylis kujtohet vonë

Lapsi.al 31 January 2025
Egnatia, prova arratie: vendosin Lushkja e Ndreca, Bylis kujtohet vonë

Egnatia ka vijuar me marshimin e saj të qetë në krye të renditjes së Kategorisë Superiore, duke marrë një tjetër fitore të rëndësishme në shtëpi. Skuadra rrogozhinase mposhti Bylis me rezultatin 2-1 në ndeshjen hapëse të javës së 23-të, duke konfirmuar formën e saj të shkëlqyer dhe synimet e qarta për të mbrojtur titullin kampion.

Dominim i plotë dhe raste të shumta të humbura

Që nga minuta e parë, ekipi i Edlir Tetovës e mori nën kontroll sfidën, duke e dominuar lojën dhe duke krijuar raste të shumta shënimi. Megjithatë, mungesa e saktësisë para portës bëri që pjesa e parë të mbyllej pa gola, me Lushkjen që u ndal nga tranversa dhe një parabolë të humbur në momentin vendimtar. Nga ana tjetër, Bylis u mbështet kryesisht te tentativa individuale e Mahmut, që ishte i vetmi rrezik real për mbrojtjen e Egnatias. "Ajo që nuk arritëm dot të bënim ishte besimi në vetvete. Prandaj skuadra u ndez sa shënoi. Kishim mungesa në pjesën e parë u pa qartë. Gabonim shumë ndaj një kundërshtari kaq të fortë. Nuk besoj ndikon negativisht humbja. Sot patë Ousmane. Presidenti po e përforcon skuadrën. Të gjithë mendojnë se po dorëzohemi. Po kalojmë nëj moment shumë të mirë. Nuk jemi me kokën ulur”, u shpreh tekniku i ballshiotëve Dede.

[video width="736" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/679cd81b09ff5.mp4"][/video]

Lushkja dhe Ndreca çojnë Egnatian drejt fitores

Në pjesën e dytë, vendasit hynë në fushë me të njëjtin ritëm dhe pas disa tentativave, më në fund gjetën golin e shumëkërkuar. Pas një traverse në pjesën e parë dhe një tjetër rasti të shpërdoruar, Lushkja më në fund theu akullin, duke zhbllokuar rezultatin për Egnatian. Vetëm pak minuta më pas, një gabim i rëndë i Ilieskit, blerjes më të re të Bylisit, i dha mundësinë Ndrecës të realizonte të dytin me një goditje të saktë me kokë, duke i dhënë avantazh të sigurt vendasve. “Mendoj se frikë nuk kishim, por Bylis u hodh i gjithi në sulm në fund dhe kishte mundësi me anë të Guindos dhe Melon. Por prap mendoj se prap jemi të lumtur nga ndeshja. Pjesën e parë kishim mundësitë tona, por pa mundur të shënonim. Lojtarët ishin aty para portës, rrjedhshmëri të lojës kishte", shpjegoi tekniku i rrogozhinasve Edlir Tetova.

[video width="726" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/679cd466c9409.mp4"][/video]

Dajsinani gabon, Malomo rikthen emocionet

Pas dy golave, ekipi rrogozhinas dukej se kishte fituar qetësinë e duhur për ta menaxhuar ndeshjen, por një shpërqendrim në fazën mbrojtëse solli një moment ankthi. Një pasiguri e Dajsinanit në minutën e 80-të i dha mundësinë nigerianit Malomo të realizonte për Bylisin, duke krijuar tension në minutat e fundit të sfidës.

[video width="736" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/679cd9cc4c6f8.mp4"][/video]

Megjithatë, Egnatia nuk u tërhoq dhe në minutat e fundit ishte më afër golit të tretë sesa Bylisi i barazimit. Sulmuesi i ri Guindou pati një mundësi të artë për të vulosur rezultatin, por fati nuk ishte në anën e tij. Në këtë takim debutoi edhe afrimi më i ri i Bylisit, Ousmane Kane, por ai nuk arriti të ndikonte në rrjedhën e lojës.

Lexo më tej: Ekipi kampion, 3 javë më herët: Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ndryshon kalendarin

Me këtë fitore, kampionët në fuqi hedhin një hap të rëndësishëm drejt Final Four dhe mbrojtjes së titullit, duke treguar edhe një herë se janë skuadra për t’u mundur në këtë edicion të Superiores.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI