Flash

Dosja “Partizani”/ Gjokutaj: SPAK të pushojë çështjen për mungesë faktesh penale

Lapsi.al 31 January 2025
Dosja “Partizani”/ Gjokutaj: SPAK të pushojë

Ka përfunduar seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Ditën e sotme ka përfunduar mbrojta e Jamarbër Malltezit, ndërkohë që seanca e radhës është caktuar më 5 shkurt në orën 09:00. Gjokutaj pas seancës u shpreh se ekspertët e angazhuar në proces nuk kishin licencë apo njohuritë e nevojshme, duke e bërë pavlefshmërinë absolute të akteve të ekspertimit.

Ai gjithashtu ka theksuar se përjashtimi i ekspertit është i barasvlershëm me përjashtimin e një gjyqtari, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e procedurës. Gjokutaj më tej u shpreh se e ka konsideruar procesin si politik dhe me prapavijë të qartë ligjore. Ai ka kundërshtuar akuzat për korrupsion, duke argumentuar se Malltezi nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë dhe nuk mund të jetë subjekt i një çështjeje të tillë. Më tej ai ka kërkuar që SPAK të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama, për të sqaruar rolin e tij në transformimin e pronës që është objekt i hetimit.

"Siç posaçërisht u ndal avokati te aktet e ekspertimit, të cilat, qoftë për shkak të mungesës së licencës apo njohurive të posaçme të ekspertëve, apo të shkeljeve të rënda procedurale, përbëjnë pavlefshmëri absolute. Përjashtimi i ekspertit barazohet me përjashtimin e gjyqtarit; janë të gjitha këto kushte ligjore.

Në fund, u denoncua prapavija ligjore e këtij procesi, sepse sigurisht kjo çështje është e lidhur. Jamarbër Malltezin e akuzojnë në bashkëpunim me zotin Berisha për korrupsion të zyrtarëve të lartë, kur ai nuk ka qenë asnjëherë një zyrtar i lartë dhe nuk është subjekt i kësaj çështjeje.

Problemi është se, për shkak të mungesës së faktit penal, avokati kërkoi pushimin e gjykimit. Si alternativë, nëse gjykata nuk bindet, kërkoi kthimin e çështjes dhe vendosjen e detyrave specifike për SPAK, ndër të cilat një nga detyrat bazë është thirrja e Edi Ramës në SPAK për t’u pyetur në lidhje me transformimin e asaj prone nga klub sportiv në truall ndërtimi dhe të gjitha veprimet e kryera nga ai, të cilat, për hir të së vërtetës, ndodhen në dosje, por nuk përmenden nga prokurori, me autorësinë e kryeministrit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Me sytë katër

PAPARAZZI