Flash

Dëbimi i emigrantëve/ Le Pen: Franca duhet të ndjekë shembullin e Trump!

Lapsi.al 31 January 2025
Dëbimi i emigrantëve/ Le Pen: Franca duhet të ndjekë

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë të Francës, Marine Le Pen ka deklarua se vendi i saj duhet të ndjekë shembullin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj vendeve që nuk dëshirojnë të pranojnë emigrantët e dëbuar. Deklarata e Le Pen tregon se si qëndrimi i ashpër i Trump ndaj imigracionit, mund të ndikojë në politikën në Evropë.

Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retagio i cili e ka bërë imigracionin dhe dhunën e trafikut të drogës si prioritetet e tij kryesore, po përpiqet të bindë Algjerinë dhe Marokun që të pranojnë më shumë emigrantë që deportohen nga Franca.

Në një intervistë të transmetuar të mërkurën vonë në mbrëmje, ajo theksoi se Franca duhet të marrë një qëndrim më agresiv kundër Algjerisë, duke ndjekur shembullin e Trump me Kolumbinë. Presidenti republikan amerikan ka kërcënuar se do të vendosë tarifa dhe sanksione të ashpra ndaj Kolumbisë nëse ajo nuk pranon emigrantët e dëbuar, duke e detyruar Bogotën të tërhiqet.

“Unë do të bëja pikërisht atë që bëri Trump me Kolumbinë,” shpjegoi Le Pen, duke shtuar se ajo do të ndërpresë të gjitha fondet për Algjerinë dhe do të punojë për të pezulluar lejet e hyrjes së algjerianëve dhe liderëve të tyre politikë nëse ata refuzojnë të bashkëpunojnë me Parisin për këtë çështje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI