Ditët e para të Hamilton me Ferrarin
Një faqe e re historie po shkruhet çdo ditë, por më e mira ende nuk ka ardhur. Dita e parë si pilot i Ferrarit tashmë është e paharrueshme: takimi me tifozët, fjalët e para në italisht, xhirot e para me SF-23, dhe madje aksidenti në Barcelonë kur u përplas me barrierat. Tifozët e Hamilton janë entuziastë, duke shpërndarë me krenari fotot e tij me të kuqen legjendare. Edhe shumica e tifozëve të Ferrarit janë të lumtur me ardhjen e tij. Por në anën tjetër, ka edhe nga ata që e kanë të vështirë ta shohin. 12 vitet me Mercedesin nuk mund të harrohen lehtë. Ato do të mbeten gjithmonë pjesë e pandashme e historisë sportive dhe jetës së Lewis Hamilton.Toto Wolff dhe hidhërimi i tij
Pas kaq shumë vitesh krah për krah, Toto Wolff foli sërish për pilotin 40-vjeçar. I pyetur nga Sky Sports se si u ndje kur pa për herë të parë Hamiltonin me kostumin e Ferrarit, Wolff u përgjigj: “Le të themi se është pak si të ndahesh miqësisht me dikë, gjithçka është në rregull… por pastaj e sheh për herë të parë me një partner të ri”. Megjithatë, ai theksoi se nuk ka asnjë mëri ndaj Hamiltonit: “Jam vërtet i lumtur për të. I thashë se ato foto ishin ikonike, se u trajtua jashtëzakonisht mirë. Me Lewis, asgjë nuk më surprizon më”.?| Toto Wolff on Sir Lewis Hamilton's first "iconic" images with Ferrari : "Yeah, it's a little bit like you divorce amicably, and it's all good, and then you see your partner for the first time with a new friend. But I'm really happy for him, and I told him that those pictures… pic.twitter.com/lu8yEUB7q6
— sim (@sim3744) January 30, 2025