Flash

Vilma Nushi padit në GJKKO deputeten Albana Vokshi

Lapsi.al 30 January 2025
Vilma Nushi padit në GJKKO deputeten Albana Vokshi

Deputetja demokrate dhe kryetarja e Komisionit të Check Up-it dhe Sterlizimit është paditur në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme nga koncensionari i Check Up, '3P Life Logistic' dhe biznesmenia Vilma Nushi. Padia nga ana e Vilma Nushit është ngritur pas deklaratave që Vokshi bëri si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e “Sterilizimit”.

Seanca e parë gjyqësore ishte planifikuar për këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, e cila do të ofronte mundësinë që palët të pajtohen. Por seanca është shtyrë për mungesë të të dyja palëve. Seanca e radhës në GJKKO është caktuar për datën 11 shkurti në orën 10:00.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI