Flash

Trump sfidohet haptazi nga Presidenti i Brazilit

Lapsi.al 30 January 2025
Trump sfidohet haptazi nga Presidenti i Brazilit

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva është përgjigjur duke paralajmëruar administratën amerikane të Donald Trump se nëse vendos tarifa ndaj vendit të tij, do të hakmerret.

“Është shumë e thjeshtë: nëse ai takson produktet braziliane, ne do të hakmerremi”, tha Lula në një konferencë për shtyp në Brazil.

Ai tha se dëshiron që të shohë respekt reciprok mes tij dhe Trump, sepse të dy janë liderë të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Lula da Silva ishte gjithashtu kritik ndaj vendimit të presidentit amerikan për tërheqjen e SHBA nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke e quajtur atë një “kthim prapa për qytetërimin njerëzor”.

“Natyrisht, unë mendoj se mosmbajtja e marrëveshjes së Parisit, duke thënë se nuk do t’i jepni para Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është një pengesë për qytetërimin njerëzor,” tha ai.

Lula shtoi se i ka dërguar një letër urimi Trumpit por se nuk ka asnjë shans që të dy të takohen në të ardhmen e afërt.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI