Flash

Rama dhe Mitsotakis kafe në Tiranë: Problemet duhet t’i zgjidhim me dialog

Lapsi.al 30 January 2025
Rama dhe Mitsotakis kafe në Tiranë: Problemet duhet t’i zgjidhim

Vizita e shkurtër në Tiranë e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shërbyer edhe për shkrirjen e akujve mes tij dhe homologut shqiptar Edi Rama. Pas ceremonisë së varrimit të kryepeshkopit Anastas, të dy kryeministrat kanë pirë edhe një kafe në ambientet e një hoteli në Tiranë. Në një prononcim të shkurtër për mediat greke, kreu i qeverisë së Athinës është shprehur se çdo problem duhet të zgjidhet me dialog.

“Sigurisht që kemi marrëdhënie të mira dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira. Ne jemi shtete fqinje dhe çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog”, - tha Mitsotakis në një deklaratë për televizionin shtetëror grek ERT që e pyeti se çfarë kishte biseduar me Ramën.

Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare tha se kishin konsumuar një kafe dhe kishin folur si miq.

“Ne jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë kam nderin të jem një mikpritës i mirë. Kështu pimë një kafe, folëm për gjëra të ndryshme dhe nuk kam çfarë të ndaj me ju. Nuk ka asnjë problem. Gjithçka është në rregull”, - tha Rama.

LEXO EDHE: “Kathimerini” zbulon prapaskenat: Negociata të fshehta mes Tiranës dhe Athinës

Erën e re që po fryn në marrëdhëniet mes dy qeverive e konfirmoi pak ditë më parë në një shkrim të saj gazeta greke “Kathimerini”. Në një shkrim të saj zbulohej se si në prapaskenë Tirana dhe Athina janë duke negociuar për zgjidhjen e problemeve si çështja e minoritetet grek, pronat e tyre në Shqipëri dhe ato të çamëve në Greqi, pensionet dhe deri tek kufiri detar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Greqi

Një tërmet me magnitutë 4.2 e shkallës Rihter ra në Evia të Greqisë pasditen e sotme. Sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik, tërmeti u regjist...

18:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI