Flash

Pse po rritet euro?

Lapsi.al 30 January 2025
Pse po rritet euro?

Kursi i këmbimit është përfshirë këtë javë nga lëvizje të çuditshme. Të gjitha valutat janë forcuar kundrejt lekut, por euro ka pësuar rritjen më të shpejtë.

Monedha europiane ka kapur kuotën e 100 lekëve, duke u vlerësuar me rreth 3 lekë vetëm në ditët e fundit. Ky është niveli më i lartë i euros që prej korrikut të vitit të kaluar. Por si shpjegohet ky forcim i beftë i euros? Cilat janë arsyet?

Sipas të dhënave nga agjencitë e këmbimit valutor, në treg ka një shtim të sasisë së lekut, për shkak të pagesave që ka bërë qeveria këtë muaj nga buxheti për prokurimet e fundvitit. Nga ana tjetër, sasia e euros në qarkullim është tkurrur, pasi turistët kanë qenë më të paktë, si pasojë edhe e përkeqësimit të motit. Paralelisht, është rritur kërkesa për euro nga bizneset që kanë bërë blerjet e fillimit të sezonit.

Por a do të vijojë rritja e euros? Një pyetje që vlen 1 milion dollar, por gjasat janë për një forcim të mundshëm, duke pasur parasysh edhe zgjedhjet në prag, ku shtohet sasia e lekut që hidhet në qarkullim. Lidhur me ecurinë e kursit të këmbimit ka reaguar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në raportin për Shqipërinë, publikuar pak ditë më parë, FMN vlerëson se nëse kursi i këmbimit do të marrë një kthesë të papritur duke u rikthyer në nivelin e vitit 2022, kur euro ishte mbi 120 lekë, do të ndikonte negativisht në sektorin financiar, bizneset dhe familjet, nëpërmjet rritjes së kredive me probleme, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e huave janë në valutë./A2cnn

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Greqi

Një tërmet me magnitutë 4.2 e shkallës Rihter ra në Evia të Greqisë pasditen e sotme. Sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik, tërmeti u regjist...

18:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI