Flash

Parashikimi i motit/ Reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit

Lapsi.al 30 January 2025
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e dëbore në pjesën më

Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim gradual të intensitetin të reshjeve në të gjithë territorin e vendit, por do të rikthehen sërish ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë nga tenperaturat e ulëta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Gjatë orëve të paradites, republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje, ku më së shumti do të jenë reshje dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të dobësojë intensitetin e reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë intervale të shkurtra me kthjellime, por moti do të fillojë të ftohet. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 1 – 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 10°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut do të paraqitet nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente, më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV. Pjesa e dytë e ditës do të dobësojë dukshëm vranësirat dhe shirat në të gjithë territorin e MV, por si pasojë e temperaturave të ulëta do të ri-kthehen ngrica e theksuara;. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 10°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.

Evropa

Pothuajse i gjithë kontinentit europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante. Konkretisht, reshje të dendura shiu do të kenë gadishulli Apenin, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi. Ndërsa reshje shiu e dëbore priten në; gadishullin e Ballkanit, pjesërisht Europën qendrore si edhe rajonin e Balltikut. Për sa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten gadishulli Iberik, ishujt britanikë si edhe vendet e Europës Lindore.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI