Flash

Moti i keq në Durrës/ Vijon prania e ujit në banesa dhe ambiente publike

Lapsi.al 30 January 2025
Moti i keq në Durrës/ Vijon prania e ujit në banesa dhe ambiente

Moti i keq në vendin tonë ka sjellë probleme në disa qytete. Ndër më të prekurit është Durrësi. Ministria e Mbrojtjes njofton se vijon puna për largimin e ujit nga zonat e prekura nga reshjet intensive të shiut. Problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit. Ka prani të ujit në një numër të konsiderueshëm banesash dhe ambientesh publike. Ndërkohë është bërë evakuimi i disa familjeve.

Sipërfaqja e tokës bujqësore nën ujë llogaritet të jetë rreth 40 hektar. Ka një rritje të lehtë të niveleve të lumenjve Ishëm dhe Erzen, por pa rrezik për daljen nga shtrati.

Në terren janë të angazhuara forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë. Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI