Flash

Mbesa e Kryepeshkopit Janullatos: E deshi shumë popullin e Shqipërisë

Lapsi.al 30 January 2025
Mbesa e Kryepeshkopit Janullatos: E deshi shumë popullin e

Mbesa e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Roksana Janullatos ka mbajtur fjalën e saj në ceremoninë mortore të Fortlumturisë së tij. Ajo u shpreh se xhaxhi i saj e deshi shumë popullin shqiptar me të cilin jetoi shumë se 30 vjet, popullin e vendit që u bë atdheu i tij i dytë. Roksana Janullatos theksoi se dashuria nuk bën dallime ndërmjet racës, kombeve, shteteve dhe feve.

"Lejomëni t’ju drejtohem vëllezërve të Shqipërisë. Vëllezërit e mi, në emër të faljes sonë, do doja t’ju falënderoja për dashurinë që i keni dhënë xhaxhait tonë këtyre viteve. Për ne ai është xhaxhai ynë, që gjithmonë na ka mbështetur nga afër përmes fjalës së tij dhe nga larg, përmes lutjes së tij.

Ju e dini se sa shumë e deshi popullin me të cilin jetoi shumë se 30 vjet, popullin e Shqipërisë, popullin e vendit që u bë atdheu i tij i dytë. Vëllezërit e mi, ne të krishterët ortodoks e dimë që perëndia është dashuri dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në perëndi, dhe perëndia është me të. Kjo ishte jeta e Anastasit, dashuri, ofrim, drejtësi, vërtetësi, përulësi, përpjekje, guxim dhe shpresë. Le të përpiqemi të ndjekim shembullin e tij, që pati dashuri për perëndinë e dashurisë. Dhe le të sjellim gjithmonë ndërmend se dashuria nuk bën dallime ndërmjet racës, kombeve, shteteve dhe feve. Krishti u ngjall vëllezërit e mi.", u shpreh ajo.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI