Flash

Plagoset me armë 15-vjeçari në Fushë Mëzez, mister rrethanat

Lapsi.al 30 January 2025
Plagoset me armë 15-vjeçari në Fushë Mëzez, mister

Policia e Tiranës njofton se rreth orës 20:30 të kesaj te enjteje është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez.

"I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit" - thuhet ne njoftim.

Mësohet se i mituri ka shkuar në shtëpi me plagë dhe më pas është dërguar në spital nga babai i tij. Ai ka refuzuar të tregojë se ku ka ndodhur incidenti, duke e bërë hetimin edhe më të vështirë për forcat e policisë.

Grupet hetimore janë angazhuar për të mbledhur prova dhe për të intervistuar dëshmitarët e mundshëm. /LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Greqi

Një tërmet me magnitutë 4.2 e shkallës Rihter ra në Evia të Greqisë pasditen e sotme. Sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik, tërmeti u regjist...

18:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI