Flash

Ekipi kampion, 3 javë më herët: Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ndryshon kalendarin

Lapsi.al 30 January 2025
Ekipi kampion, 3 javë më herët: Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi mbledhjen e parë të vitit 2025, ku u morën disa vendime të rëndësishme. U miratuan disa projekte infrastrukturore dhe u ndryshuan datat e përfundimit të “Abissnet Superiore”, Kupës së Shqipërisë dhe fazës “Final 4”. Kampionati “Abissnet Superiore” do të përfundojë më 27 prill 2025. Faza “Final Four” do të zhvillohet nga 4 deri më 12 maj 2025, ndërsa finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 1 maj 2025. Në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u vendos rinovimi i disa terreneve sportive, ku do të kryhen punime të thelluara në “Selman Stërmasi”, kompleksin “Skënder Halili”, “Tofik Jashari” dhe “Roza Haxhiu”. Po në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, u mor vendimi për punime të pjesshme në “Niko Dovana”, “Tropikal Sol”, “Luzi” dhe “Egnatia Arena”. Lexo më tej: FSHF përcakton janarin e futbollit: ja kur luhet në Superiore dhe Kategorinë e Parë Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi të investojë në stadiumin e Vorës, për ndërtimin e tribunën kryesore sipas standardeve të UEFA-s. Diskutimet u përqendruan edhe në çështje administrative, përgatitjet për grumbullimet e ekipit Kombëtar për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, si dhe buxhetin për futbollin amator për periudhën 2025-2026.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI