Flash

Gjykata Kushtetuese/ Ushtar Begaj gatitu për nënën parti

Lapsi.al 30 January 2025
Gjykata Kushtetuese/ Ushtar Begaj gatitu për nënën parti

Mazhoranca socialiste e ka gjetur zgjidhjen: për punët më të pista që nuk do të lërë gjurmë, përdor levat e saj. Këtë herë barra e rëndë i ka takuar presidentit klloun, Bajram Begaj, i cili është përfshirë në një puç kushtetues të gatuar në prapadhomat e partisë në pushtet. Bajrami është bërë pjesë e një loje që do t'i ndërpresë në mes mandatin njërës prej anëtarëve të gjykatës kushtetuese.

Si qëndron çështja? Prej disa muajsh, që kur ish gjyqtarja Elsa Toska dha në mënyrë të papritur dorëheqjen, në kulisa është planifikuar që të kapen tre vende në Gjykatën Kushtetuese. Ai i vetë Toskës, ai i kryetares Olta Zaçe, dhe ai i gjykatëses Sonila Bejtja që është emërtesë e presidentit të republikës.

Kulisat/ Ç'fshihet pas lojës me shkarkime të gjykatësve kushtetues

Kur kjo e fundit është emëruar dekreti i saj ka qenë i plotë. Këtë e konfirmon edhe një dokument që mban firmën e heroit amerikan të drejtësië, Ardian Dvorani, si ish-kryetar i Këshillit të Emerimeve në Drejtësi edhe firmën e ish-presidentit Meta. Sonila Bejtja ka zëvendësuar Besnik Muçin, që e dogji vettingu dhe për të Dvorani dhe Meta kanë qenë dakord se kishte mandat të plotë. I tillë ka qenë edhe për pasardhësen e tij. Por kohet e fundit ka pasur interpretime të ndryshme, të pabazuar sipas shumë konstitucionalistëve, se mandati i Bejtes dhe ai i zëvendësuesit të Elsa Toskës nuk do duhej të ishin të plota. Për të parin këtë çështje e ka zgjidhur organi i saj i emërtesës, Elisa Spiropali, e cila nuk i ka përfillur ato dhe ka hapur vakancën deri për vitin 2028 (për atë që do zëvendësojë Toskën). Por kur vjen puna për partinë, ushtar Bajromi me sa duket është edhe më i devotshëm sesa Mamica. Me anë të një letre që mban datën e sotme, i nxitur nga aludime të pabaza dhe periferike, ai i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të interpretojë nëse i mbaron këtë vit apo në 2028 mandati i gjyqtares Bejtja.

Gaz Bardhi/ Mazhoranca, atentat ndaj gjykatës kushtetuese

A duhet ta bënte një gjë të tillë në kushte normale? Natyrisht që jo. Së pari, sepse për rastin identik kështu ka vepruar edhe Kryetarja e Kuvendit Spiropali. Së dyti, sepse ka dy dekrete të mëparshme presidenciale, që i njohin edhe ish gjyqtarit Besnik Muçi, edhe pasardhëses së tij Bejtja, mandat të plotë.  

Po pse gjenerali bën veprime prej lakeu që do nuk do kishte guxim t'i ndërmerrte as Spiropali? Versioni më i thjeshtë do të qe ai i një kapterri të paditur, që e tërheqin prej hunde këshilltarët. Por më i mundshmi është ai i përdorimit nga rilindja e cila për të zhdukur gjyqtarët që s'i ka militantë, përdor levat e saj.

Duke kërkuar interpretim për kohëzgjatjen e mandatit të Sonila Bejtjes, ndërkohë që s'ishte e nevojshme ta hidhte këtë hap, Presidenti i Republikës është rreshtuar de facto me ata që duan ta heqin qafe atë. Dhe cilët janë ata? Për këtë mjafton të shohësh vendimet e kësaj gjyqtareje që shpesh i kanë shkuar ndesh qëllimeve të qeverisë socialiste, si për rastin e Olta Xhaçkës, si për atë të portit të Durrësit, si për procesin e Belerit e shumë të tjera të ngjashme, ku ajo ka mbrojtur arsyetimin e pakicës.

Gjyqtarët kushtetues dredhojnë për marrëveshjen Rama-Alabar, vetëm Sonila Bejtja del kundër

Pra, duke hyrë në këtë lojë presidenti merr hapur krahun e mazhorancës, duke u treguar më katolik sesa papa i saj. Ai mban mbi shpinë edhe atë që s'e bën dot as kryetarja e kuvendit duke përdhosur trashëgiminë e institucionit që përfaqëson. Ai po shërben si ushtar i një klike, e cila e ka tashmë në kontroll të plotë Gjykatën Kushtetuese, por që me sa duket tani nuk duron më as gjyqtarë që janë në gjendje të arsyetojnë vendime pakice. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI