Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Ekspertët: Pse perceptimi i gabuar mbi nikotinën është i dëmshëm për shëndetin publik

Lapsi.al 30 January 2025
Ekspertët: Pse perceptimi i gabuar mbi nikotinën është i

Shumë njerëz e lidhin nikotinën me rreziqet e duhanpirjes, edhe pse dëmi i vërtetë i cigareve vjen nga katrani dhe substanca të tjera toksike që gjenden në tymin e duhanit. Në disa raste, autoritetet përgjegjëse e nxisin narrativën për dëmet e nikotinës me qëllim parandalimin e efekteve të varësisë që ajo shkakton. Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës prezantuan një propozim për të reduktuar nivelet e nikotinës në cigare. Ndërkohë, ekspertët e reduktimit të dëmit vazhdojnë të theksojnë se vëmendja nuk duhet të jetë tek nikotina, pasi ajo nuk është shkaku i sëmundjeve kryesore të lidhura me duhanin.

Për më tepër, qeveritë dhe organizatat shëndetësore, duke përfshirë OBSH-në, e njohin përdorimin e sigurt të nikotinës si një mjet për të lënë duhanin, nëpërmjet përdorimit të NRT, i cili përfshin produkte si qeskat e nikotinës, produktet me ngrohje, tabletat etj. NRT e njohur si terapia e zëvëndësimit të nikotinës ndihmon në lënien e duhanit nëpërmet produkteve me nikotinë që përmbajnë doza të ulëta, të kontrolluara për të evituar efektin tërheqës të saj.

Potenciali terapeutik i nikotinës

Studimet mbi sëmundje si Parkinsoni dhe Alzheimeri dëshmojnë se nikotina ngadalëson shfaqjen dhe pengon zhvillimin e këtyre sëmundjeve. Këto studime mbështeten dhe nga mjek, si rasti i Dr. Michael Kariuk, pediatër dhe epidemolog, i i cili prezantoi një perspektivë mjekësore mbi përdorimin e nikotinës dhe reduktimin e dëmit pergjatë Forumit Global të Nikotinës në Varshavë. Kariuki duke diskutuar aplikimet terapeutike të nikotinës, theksoi përfitimet e shëndetit publik nëse shtetet përqafojnë alternativa më të sigurta të nikotinës. Kjo si një strategji që mund të shpëtojë jetë dhe të përmirësojë shëndetin publik.

Për më tepër rezulton se nikotina rrit përqendrimin, kujtesën dhe përmirëson funksionet konjitive. Ndër përfitimet e tjera të mundshme të nikotinës është dhe menaxhimi i sindromës ADHD dhe Tourette.

Sindroma ADHD lidhet me mungesën e vëmendjes dhe hiperaktivitetin te individët ndërsa Tourette është një çrregullim nervor që i bën njerëzit të bëjnë levizje apo të lëshojnë tinguj në mënyrë të pavullnetshme, të njohura si tike. Individët me ADHD kanë 40-80% më shumë gjasa të pinë duhan sesa të tjerët, si një formë vetë-mjekimi. Ndaj është e rëndësishme që të konsiderojmë zgjidhjet alternative për të evituar efektet negative të duhanit.

Ekspertët, një perceptim ndryshe mbi nikotinën

Një perceptim ndryshe mbi nikotinën u prezantua gjithashtu përgjate Forumit Global të Nikotinës, ku u diskutuan keqkuptimet rreth nikotinës dhe përfitimet e mundshme.

Dr. Paul Newhouse, mjek psikiatër shpjegoi se nikotina funksionon si një stimulues, duke aktivizuar receptorët e trurit që rregullojnë humorin. Dr. Carolyn Beaumont, një mjeke e përgjithshme dhe lektore e trajtoi perceptimin e zakonshëm të nikotinës si shumë problematik, pa anashkaluar faktin që pirja e duhanit është dëmshme. Dr. Beaumont thekson se termi ‘varësi’ mbart konotacione negative për shkak të varësisë që duhanpirësit krijojnë nga cigarja, prandaj njerëzit nuk i njohin efektet e tjera pozitive të saj.

Dr. Garrett McGovern, mjek i përgjithshëm i specializuar në fushën e varësisë, i bëri jehonë kësaj qasje duke treguar përvojën e tij klinike mbi nikotinën, e cila nuk ka shkaktuar dëme dhe në disa raste ka sjelle dhe përfitime për pacientët. Ai kritikoi pretendimet se nikotina ndikon negativisht në zhvillimin e trurit të adoleshentëve, duke vënë në dukje se këto argumente janë kryesisht të bazuara në studimet e kafshëve dhe jo në prova të forta njerëzore.

Ndërsa Dr. Alex Wodak, ish-mjek dhe ish-president i Fondacionit Australian të Reformës së Ligjit për Drogërat, iu referua deklaratës së famshme të Michael Russell, "Njerëzit pinë duhan për nikotinën, por vdesin nga katrani".

Sipas Wodak, kjo tregon se duhanpirësit nuk po vdesin nga nikotina, por nga rezistenca ndaj strategjive të reduktimit të dëmit.

Stigma mbi nikotinën

Pavarësisht të gjitha gjetjeve premtuese mbi nikotinën, Dr. Konstantinos Farsalinos, mjek kardiovaskular dhe studiues në Universitetin e Patrës, theksoi sfidat me të cilat përballen shkencëtarët në hulumtimet mbi këtë temë. Ai vuri në dukje se stigma rreth nikotinës dekurajon kërkimet e mëtejshme, veçanërisht në aplikimet mjekësore. Kur u pyet sesi ky perceptim mund të ndryshojë, Dr. Farsalinos theksoi se studiuesit në fusha të tjera, që nuk lidhen me duhanin duhet të jenë më të hapur për të eksploruar potencialin terapeutik të nikotinës. Megjjithatë, ai mbetet skeptik në përdorimin e nikotinës si zgjidhje mjekësore në të ardhmen e afërt.

Këto diskutime nënvizojnë nevojën për një qasje më të hapur ndaj nikotinës, për të kuptuar dhe njohur aplikimet e saj të mundshme në fushën e mjekësisë. Ndërsa për të ulur numrin e duhanpirësve, fokusi duhet të jetë në përdorimin e terapisë së nikotinës, duke zgjedhur produkte alternative pa djegie të cilat janë më pak të dëmshme.

Të këshilluara

Spanja ul orët e punës pa ndryshuar pagën

Ministrat spanjollë kanë rënë dakord të martën që të shkurtojnë javën e punës në 37.5 orë, pa ndryshim në pagë, pavarësisht kundërshtimit nga shoqatat e punëdhë...

17:30

Analiza e REL: Çfarë po ndodh me USAID-in?

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, duket se po mbyll agjencinë kryesore të Uashingtonit për ndihmë ndërkombëtare, në kuadër të një morie masash ...

17:00

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI