Vetëm dy lojtarë të Juves nuk shkuan te tifozët
Në pamjet e publikuara pas ndeshjes, shihet e gjithë skuadra bardhezi duke u afruar te tifozët në sektorin më të zjarrtë të stadiumit. Aty ishin lojtarët që përfunduan ndeshjen si Perin, Weah, Locatelli, Yildiz, Gatti, Nico Gonzalez, Conceição, McKennie dhe Koopmeiners, si dhe ata që ndodheshin në pankinë. Megjithatë, mungonin mesfushori brazilian dhe sulmuesi serb, të cilët Thiago Motta i kishte lënë në fushë gjatë gjithë 90 minutave.Fishkëllima dhe ofendime për lojtarët e Juventus
Të dy lojtarët nuk morën pjesë në këtë veprim të skuadrës, e cila nga njëra anë dëshironte të falënderonte tifozët për mbështetjen, dhe nga ana tjetër pranoi përgjegjësinë për disfatën, duke u përballur me kritikat. Lexo më tej: Thiago Motta e humbet fare pas disfatës: fillon të flasë spanjisht gjatë intervistës Nga tribunat dëgjoheshin ofendime të ashpra, ndërsa më herët tifozët kishin kënduar korin e famshëm: “Tregoni karakterin!”. Tifozët e kishin me qëndrimin e skuadrës së Mottës, e cila u dominua nga Benfica në pjesën e parë dhe megjithëse reagoi disi në pjesën e dytë, nuk arriti të përmbyste situatën.❗️At the end of #JuventusBenfica , all the Juventus players approached the curve to receive the boos and whistles from the fans except for Douglas Luiz and Vlahovic, who went directly to the locker room. [ ? juventusfotoenews ] pic.twitter.com/TnTP4STIHv
— JuveFC (@juvefcdotcom) January 30, 2025