Flash

Elbasan/ Vihet në pranga 36-vjeçari që i vuri flakën automjetit të parkuar

Lapsi.al 30 January 2025
Elbasan/ Vihet në pranga 36-vjeçari që i vuri flakën

Është arrestuar në Elbasan 36-vjeçari Gerti Mustafa, i cili dyshohet se i ka vendosur zjarrin qëllimisht një mjeti të parkuar në lagjen “Aqif Pasha”.

Policia bën me dije se për motive të dobëta, 36-vjeçari e ka djegur me lëndë djegëse (benzinë) mjetin në pronësi të shtetasit me iniciale S. M.

"Finalizohet nga Komisariati i Policisë Elbasan, operacioni policor i koduar “The last fire”.

Veprimet hetimore zbardhin djegien e qëllimshme të një automjeti, që paraprakisht u dyshua për shkaqe aksidentale. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për zbardhjen e rrethanave të djegies së një automjeti në lagjen “Aqif Pasha”, më datë 23.01.2025, që fillimisht u dyshua aksidentale, bazuar në provat e administruara dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The last fire”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Gerti Mustafa, 36 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për disa vepra penale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 36-vjeçari, më datë 23.01.2025, gjatë natës, në lagjen “Aqif Pasha”, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), një automjet të parkuar, në pronësi të shtetasit S. M. Nga përhapja e flakëve u dogj pjesërisht dhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI