Flash

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Lapsi.al 29 January 2025
Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në Egjipt apo Jordani. Gjatë një fluturimi në Air Force One, presidenti i SHBA rikonfirmoi idenë e tij për deportimin e palestinezëve, një plan që shkon shumë larg çdo imgjinate.

"Do të doja që ai(presidenti egjipitian Sisi) të merrte ca gazanë. Ne i kemi ndihmuar ata shumë dhe jam i sigurtë që ai do të na ndihmojë. Mendoj se edhe mbreti i Jordanisë do të bëjë", citohet ai.

Propozimi shkon kundër të gjitha qëndrimeve historike të Egjiptit dhe Jordanisë dhe të dyja vendet kanë refuzuar sërish.

Qëndrimi i presidentit amerikan shkon paralel me vizionet e të djathtës ekstreme izraelite që duket se sot mban peng kryeministrin izraelit, Beniamin Netanyahu, i cili ndonëse është nën akzuë për atë që bëri në Gaza këto 15 muaj, nuk është prononcuar ende për idenë e Trump.

Hugh Lovat, një analist i European Council on Foreign Relations shprehet se plani nuk ka asnjë gjasë të ndodhë, por dikush duhet të flasë pasi kemi të bëjmë me Presidentin e SHBA. Që sipas tij “nuk dihet pse do ta rreshtojë SHBA pas këtij plani”.

Që këtu ndoshta merr kuptim heshtja e Netanyahut, i cili nuk duket të ketë entuziazmin e dikurshëm për ardhjen e Trump në pushtet, ndërkohë që ky i fundit artikulon plane të aleatëve të vet në TelAviv, të cilët janë në pushtet.

Çfarë po preson Trump mbi kryeministrin izraelit, kjo mbetet ende për t’u parë, por lodra e presidentit amerikan aktualisht ka shtruar një ekuacion me shumë të panjohura.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI