Flash

Zbulimi i rrallë/ Gjenden “gjurmë jete” në asteroidin Bennu

Lapsi.al 29 January 2025
Zbulimi i rrallë/ Gjenden “gjurmë jete” në asteroidin

Elementë kimikë të ndërtimit të jetës janë gjetur në kokrrat e pluhurit të një asteroidi të quajtur Bennu. Mostrat e shkëmbit hapësinor u morën nga një anije kozmike e NASA-s dhe u sollën në Tokë. Nga analizat e kryera është zbuluar se ati përmbajnë një grup të pasur mineralesh dhe mijëra komponime organike.

Këto përfshijnë aminoacidet, të cilat janë molekulat që përbëjnë proteinat, si dhe nukleobazat, përbërësit themelorë të ADN-së. Kjo nuk do të thotë se ka pasur ndonjëherë jetë në Bennu, por mbështet teorinë se ishin asteroidët që i sollën këta përbërës jetikë në Tokë kur u përplasën me planetin tonë miliarda vjet më parë. Shkencëtarët mendojnë se të njëjtat komponime mund të jenë dërguar edhe në “botë të tjera” të Sistemin tonë Diellor.

"Ajo që kemi mësuar prej këtij asteroidi është e mahnitshme" - thotë për BBC, Prof. Sara Russell, një mineraloge kozmike në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër. "Kjo na tregon për origjinën tonë dhe na mundëson t'u përgjigjemi pyetjeve vërtet të mëdha, se ku filloi jeta. Dhe kush nuk dëshiron të dijë se si filloi jeta?"

Gjetjet janë publikuar në dy punime në revistën “Nature”. Marrja e materialit nga asteroidi Bennu ka qenë një nga misionet më të guximshme që ka provuar ndonjëherë NASA. Një anije kozmike e quajtur Osiris Rex zgjati një krah robotik për të mbledhur një pjesë të shkëmbit hapësinor 500 metra të gjerë. Më pas ajo e paketoi në një kapsulë dhe e ktheu në Tokë në vitin 2023.

NASA/Erika Blumenfeld/Joseph Aebersold Nasa capsule that looks like an alloy wheel containing the black dusty sample of asteroid Bennu in a central section. The sample resembles coal dust with different sizes of fragments of black rock. There are also a number of bolts that were holding the capsule's lid in place.

Ishte rreth 120 gramë pluhur i zi që u mblodh dhe u nda me shkencëtarët në mbarë botën. Kjo mund të mos tingëllojë si shumë material, por është vërtetuar se është një thesar. "Çdo kokërr po na tregon diçka të re për Bennu" - tha Prof Russell, i cili ka studiuar grimcat e vogla.

Rreth një lugë çaji nga asteroidi iu dërgua shkencëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Hulumtimi ka treguar se shkëmbi hapësinor është i mbushur plot me komponime të pasura me azot dhe karbon. Ato përfshijnë 14 nga 20 aminoacidet që përor jeta në Tokë për të ndërtuar proteina dhe të 4 molekulat në formë unaze që përbëjnë ADN-në: adenina, guanina, citozina dhe timina.

Natural History Museum/Tobias Salge Scanning electron microscope image showing different minerals in a small sample of Bennu. The different minerals are shown in different colours. There are large orange areas on a background of deep blue, and on top smaller bright green areas, mostly in a line to the left of the picture. Clumps of smaller dots of turquoise can also be seen.

Studimi ka gjetur gjithashtu një sërë mineralesh dhe kripërash, duke sugjeruar se uji ka qenë i pranishëm dikur në asteroid. Në kampion u zbulua edhe amoniaku, i cili është i rëndësishëm për reaksionet biokimike. Disa nga këto komponime janë parë edhe në shkëmbinjtë hapësinorë që kanë rënë në Tokë, por të tjerat nuk janë zbuluar deri më tani.

"Është e pabesueshme se sa i pasur është. Është plot me këto minerale që nuk i kemi parë më parë në meteoritë dhe kombinimin e tyre nuk e kemi parë më parë. Ka qenë një gjë kaq emocionuese për t'u studiuar" - tha Prof Russell. Ky studim i fundit shton provat se asteroidët sollën ujë dhe materiale organike në Tokë.

"Sistemi i hershëm diellor ishte vërtet i trazuar dhe kishte miliona asteroidë si Bennu që fluturonin rreth e rrotull" - shpjegoi Dr Ashley King, nga Muzeu i Historisë Natyrore. Ideja është që këto asteroidë bombarduan Tokën, duke mbjellë në planetin tonë përbërës që na dhanë oqeanet dhe na bënë të mundur jetën.

Por Toka nuk ishte e vetmja botë që u godit nga shkëmbinjtë hapësinorë. Asteroidët janë përplasur edhe me planetë të tjerë. “Toka është unike, pasi është i vetmi vend ku kemi gjetur jetë deri më tani, por ne e dimë se asteroidët i shpërndanë ata përbërës, karbonin dhe ujin, në të gjithë Sistemin Diellor”, - thotë Dr King.

"Një nga gjërat e mëdha që ne po përpiqemi të kuptojmë tani është, pse këtu ishin kushtet e duhura, pse kemi jetë në Tokë dhe a mund ta gjejmë atë diku tjetër në Sistemin tonë Diellor?" - e mbyll ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI