Flash

Zbardhet dëshmia e 45-vjeçarit që u akuzua nga i mituri për ngacmim seksual

Lapsi.al 29 January 2025
Zbardhet dëshmia e 45-vjeçarit që u akuzua nga i mituri

Gjykata e Korçës ka vendosur ditën e sotme masën e "arrestit në burg" për 45-vjeçarin Aleks Ago. 45-vjeçari u vendos në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar nga një fshat i Devollit.

Gjatë seancës gjyqësore, Ago ka thënë se nuk e ka ngacmuar, por sipas tij ka dashur ta ndihmojë, për shkak se babai i djalit ka ndërruar jetë 5 vite me parë. 45-vjeçari ka thënë se kanë njohje të largëta familjare dhe duke i ditur problemin, është munduar ti afrohet për ta ndihmuar qoftë me lek apo ushqime.

Ndërkohë i mitur cili dy ditë më parë së bashku me nënën e tij ka denoncuar ngacmimin në komisariatin e Devollit 45 vjeçarin duke thënë se ai e ka prekur në disa pjesë të trupit. Sipas 15- vjeçarit ky ka qenë rasti i 3-të i tentativës së Aleks Agos për ta tërhequr pas vetes duke i ofruar lek.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI